9 Aug 2025, Sat

Pse nuk u bë Shqipëria me “Tikun” e Yuri Kim?

Investigim nga PatriotikMedia.al

Prej muajsh, ekranet e Shqipërisë ishin pushtuar nga një fytyrë e re, e buzëqeshur, e paraqitur si “shpresa e ndryshimit”. Adriatik Lapaj – ose siç u pagëzua nga rrjetet, “llapa e sorrosit” – ishte emri që u promovua nga mëngjesi deri në darkë në të gjitha studiot e kontrolluara nga fondacionet e huaja. Ai u shfaq si një shpëtimtar civil, por prapaskenat janë më të thella sesa duken.

Një projekt i prodhuar në laboratorët e Sorosit

Lapaj nuk kishte parti, nuk kishte strukturë, nuk kishte histori politike – por kishte PR. Dhe këtë PR e kishte falë mbështetjes nga qendrat e njëjta që sollën në pushtet Edi Ramën, dhe më herët edhe emra si Fatos Nano. Qëllimi i kësaj loje ishte i thjeshtë: të kanalizohej zemërimi i qytetarëve drejt një “opozite të kontrolluar”, që nuk i rrezikonte as qeverinë, as rendin globalist.

Por loja nuk ndalet këtu.

Goditja ndaj alternativave të vërteta

Në vend që të bashkëpunonte me forca të reja si Agron Shehaj apo Arlind Qorri – të vetmit që kanë ndërtuar lëvizje të pavarura nga sistemi – Lapaj i sulmoi. Nën petkun e bashkëpunimit, ai bënte “ftesa publike” për t’i bashkuar, por vetëm për t’i ekspozuar kur ata refuzonin.

Refuzimi nuk vinte nga egoja, por nga mosbesimi te një njeri që ishte produkt i drejtpërdrejtë i ambasadës amerikane dhe strukturave të Sorosit. Dhe sa herë që ata refuzonin, propagandistët e Tikut – sidomos faqet e kontrolluara si “Shqipëria Bëhet” – nisin linçimin dixhital. Përdorej narrativi: “Agroni dhe Arlindi nuk bashkohen sepse janë të lidhur me Saliun dhe Ramën”. Një gënjeshtër që u përsërit me mjeshtëri.

Kur të shesin më të fortët

Por çfarë ndodhi? Projekti “Tiku” dështoi. Jo sepse populli nuk e mbështeti, por sepse përballë tij doli një tjetër – Shabeja – një figurë më e lartë në piramidën e Sorosit në Shqipëri. Ky i fundit është aq i etur për pushtet, sa djeg edhe Tikun, edhe koalicionin, edhe dajën po të duhet, vetëm që të ulet në karrige.

Tiku u bë pengesë. Dhe si çdo pengesë, u flak si leckë.

Mësimi për shqiptarët

Shqipëria nuk bëhet me figura që promovohen nga ambasadorët. Shqipëria nuk ngrihet mbi “liderë pa rrënjë” që përfaqësojnë interesat e fondacioneve dhe jo të kombit.

Ky projekt – “Tiku i Yuri Kim” – dështoi sepse nuk ishte projekt i shqiptarëve, por i zyrave ndërkombëtare që i duan shqiptarët të kontrolluar, të hutuar dhe të përçarë.

Shqipëria nuk bëhet me Tikun, as me Shaben, por me shqiptarët që nuk shiten dhe nuk ulin kokën!

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *