Avokati Altin Goxhaj: 28 Nëntor 2026, Nëntori i Tretë – Finalja e Shpëtimit të Shqipërisë!
Nga Redaksia – Avokati Altin Goxhaj ka publikuar në rrjetin social Facebook një reagim me mesazhe të forta historike dhe politike, ku lidh tri data të rëndësishme të historisë shqiptare: 28 Nëntorin e vitit 1443, 28 Nëntorin e vitit 1912 dhe 28 Nëntorin e vitit 2026.
Goxhaj e cilëson 28 Nëntorin 2026 si “Nëntori i Tretë”, duke e përshkruar si një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Në shkrimin e tij, ai ndalet te figurat historike të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, ndërsa thekson rëndësinë e mobilizimit dhe bashkimit të shqiptarëve përballë asaj që ai e konsideron represion shtetëror dhe pazare të klasës politike.
Avokati e mbyll reagimin me një thirrje për bashkim kombëtar dhe me mesazhin se beteja e 28 Nëntorit 2026 duhet të jetë, sipas tij, finalja e shpëtimit të Shqipërisë.
Më poshtë, reagimi i plotë i avokatit Altin Goxhaj:
28 Nëntor 1443 = Nëntori i Parë
28 Nëntor 1912 = Nëntori i Dytë
28 NËNTOR 2026 = NËNTORI I TRETË
Ka beteja që duhen konsideru të fundit sepse fitorja është jo vetëm e nevojshme por e domosdoshme dhe armiku duhet ta kuptojë që nuk kthehemi në shpi pa fitore!
Nëse Ismail Qemali do kishte pritur javët dhe muajt në vazhdim Shqipëria do ishte copëtuar nga grekët, serbët, malazezët, bullgarët, pa iu dëgjuar emri! Po ashtu Skënderbeu s’do arrinte të shfrytëzonte faktorin surprizë për marrjen e Krujës!
Në 28 Nëntor 2026 është Finalja e Shpëtimit të Shqipërisë!
SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE, VDEKJE TRADHËTARËVE!
P.s. Ata që se kuptojnë që ky nuk është fatalizëm por mobilizim të pyesin veten se kur do kemi shansin të mblidhemi qindra mijë shqiptarë bashkë përballë represionit shtetëror dhe pazareve të ndyra të gjithë klasës politike me rrenën e madhe të zgjedhjeve lokale? Kur të kenë marrë çufot gjithë Shqipërinë?!
© Copyright of PatriotikMedia.al


