Murrizi: Rama nuk rrëzohet me Elisën dhe Veliajn, por me qytetarët dhe demokratët! “Djepja bosh se sa dreqi brenda saj”…

Nga Redaksia – Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një reagim të ashpër politik drejtuar Sali Berishës, ku kritikon mënyrën se si po ndërtohet opozita dhe strategjinë për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Në reagimin e tij, Murrizi shprehet se kryeministri Edi Rama nuk mund të rrëzohet përmes bashkëpunimit me figura të Partisë Socialiste, si Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj, por vetëm përmes qytetarëve dhe demokratëve.

Ai kritikon ashpër përfshirjen e figurave të tjera politike në frontin opozitar, duke e konsideruar këtë strategji si një përsëritje të gabimeve të së kaluarës. Sipas Murrizit, Partia Demokratike duhet së pari të shohë strukturat e saj, të rikthejë besimin e demokratëve dhe të mbështetet te njerëzit me integritet dhe mbështetje qytetare.

Murrizi ngre gjithashtu shqetësimin për pjesëmarrjen e ulët në protestat e fundit, duke përmendur strukturat organizative të PD-së dhe duke kërkuar mobilizimin e tyre. Ai i bën thirrje Berishës të nxjerrë kandidatët për këshillat bashkiakë dhe të nisë organizimin e fushatës, pa pazare politike dhe pa njerëz që, sipas tij, kanë humbur besimin e qytetarëve.

Në fund të reagimit, Murrizi thekson se Rama rrëzohet vetëm me votë dhe se pakënaqësia ndaj qeverisë duhet të shndërrohet në besim për opozitën.

Ja reagimi i plotë i Myslim Murrizit:

Nuk rrezohet Rama me Elisen dhe Veliajn o Doktorr por me QYTETARET dhe DEMOKRATET

Nuk i perjashton dot Rama nga ps as Erionin e as Spiropalin o Doktorr se vete Rama eshte argat i te njenjtit padrino qe kan edhe Elisa edhe Erjoni, dhe SORROSI e tredh si lepur Ramen nese enderron te jet i “ pavarur” dhe e ben synet nga gjuha

Populli thote : ÇFAR PJELL MACJA GJUAN PER MINJ O DOKTORR prandaj na e kurse kete “front anti rama” me kelysh te sorrosit Doktorr dhe me kokrra hajdutesh ordiner qe kur ishin ne kalin e pushtetit ishin me te piste me te ndyre e me te qelbur se Rama kundra DEMOKRATEVE

Boll kelysh te SORROSIT ke mbledhur ne PD o Doktorr dhe nuk e di se çfar duhet akoma per ta kuptuar qe nuk i pjerdh askush e madje i urrejn njelloj si “qent” e pushtetit e nuk ti pranon askush ne proteste

Nuk rrezohet Rama duke “ ftuar” hajdut te Rames per bashkpunim e duke larguar nga fronti kundra Rames njerez qe kane vota e mbeshtetje tek Qytetaret o Doktorr sado qe mund tja vesh emrin RIPERTERITJE apo RINGJALLJE se njerezit e kuptojne fare mire qe eshte RIPERTYPJE e nje grushti vemjesh dhe enukesh qe nuk i voton as familja e tyre

Ramen dhe sistemin e qelbur qe Rama ka ngritur ne pushtet si model, e rrezon vetem BESIMI I QYTETAREVE tek Individ me integritet, me dinjitet, me force e kurajo dhe jasht çdo pazari te ndyre me Ramen o Doktorr jo klloun politik te “ klonuar” e manikin artificial qe predikojne si “ pozitivitet” servilizmin dhe lepirjen per te zevendesuar lepiresat e vjeter

PD ka teorikisht 5200 seksione o Doktorr dhe 70 deg 365 antar te keshillit kombetar qe Ti nuk e mbledh me se mendon qe marin “ urdhera” nga whatsAppi qe po te vijne ne proteste vetem kryetar dhe sekretar seksionesh dhe te gjith forumet e tjera bejne 15000 veta o Doktorr dhe jo 1500 veta sa kan qen ne dy protestat e fundit “ kombetare”

PD duhet te shoh veten o Doktorr pastaj ti kerkoj “ ndihme” Elises, Erjonit, Arlindit, Ermalit, Lapajt e Agronit se te gjithe keta se bashku nuk vlej me shum se sa nje deg e PD ne Tiran po te jete tamam funksionale

Nxir zyrtarisht kandidatet per KR Bashkie o Doktorr nese ke ,dhe te fillojne menjeher fushaten duke krijuar shtabet e tyre pa llumhane e pa spurdhjak mediatik , pa hajdut e pa pazarli me pushtetit dhe tu japin fjalen DEMOKRATEVE qe do ta ndajne FITOREN me TA dhe do tju sherbejne QYTETAREVE pa ju futur doren ne xhep.

RAMEN E RREZON VETEM VOTA DHE NESE URREJTJA QYTETARE NDAJ PUSHTETIT TE QELBUR TE TIJ PERKTHEHET NE BESIM PER OPOZITEN QE DERI TANI NUK E SHOH SE ESHTE PER FAT TE KEQ DHE JO ELISA ME ERJONIN O DOKTORR!

Boll ke mar ne 36 vite nga ps ne PD dhe nga rruga ne majen e pushtetit te PD o Doktorr, mir eshte te maresh ne PD Demokrate me shourt dhe Antikomuniste qe kan qen palca e votuesve te PD ne 36 vite se nuk luftohet haleja me hale se qelbet dynjanja

E di qe ky shkrim i imi do te te merzis pak o Doktorr por me shum do te merziten ata qe e gjejne veten te dhjer ne kete shkrimin tim Doktorr por nuk ma ndjen fare po fare ama se kush merzitet nga realiteti qe DEMOKRATET po vuajne qysh prej vitit 2013 por qe ne fakt filloi qysh ne vitin 2009 kur ju fale 30-40% te pushtetit LSI qe ne 1 prill 2013 te tradhetoj dhe solli Ramen ne pushtet ne kurriz te DEMOKRATEVE Doktorr prandaj me mire DJEPJA BOSH SE SA DREQI BRENDA SAJ

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top