VIDEO: Digjet ambienti i IuteCredit gjatë protestës së studentëve në Tiranë …

Tiranë – Protesta e studentëve në kryeqytet është shoqëruar me tensione dhe incidente, ndërsa raportohet se gjatë zhvillimit të saj është përfshirë nga flakët ambienti i institucionit financiar IuteCredit.

Sipas informacionit paraprak, zjarri ka rënë në ambientet e IuteCredit, në një moment kur protesta e studentëve po zhvillohej mes tensioneve në rrugët e Tiranës.

Ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat që çuan në përfshirjen e ambientit nga flakët, shkallën e dëmeve materiale apo nëse ka persona të lënduar.

Ngjarja vjen në një ditë të tensionuar në kryeqytet, ku studentët dhe të rinjtë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ndërsa situata është shoqëruar me përplasje dhe përshkallëzim të situatës në disa momente.

PatriotikMedia.al do të vijojë të ndjekë zhvillimet nga protesta dhe të raportojë për detajet e reja që do të bëhen publike.

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top