Nga Redaksia:
Në Shqipëri, shumë shqiptarë e pyesin: pse drejtësia nuk godet të fortët? Përgjigjja duket se lidhet me ata që janë në krye të institucioneve që duhet të mbrojnë ligjin. Një nga emrat më të përfolur është Klodian Braho. Karriera e tij prezantohet si shembull suksesi në sistemin e drejtësisë, por kur i hedhim një sy rezultateve reale, tabloja ndryshon drastikisht.
Biografia e një prokurori
Klodian Braho ka lindur më 21 korrik 1982 në Skrapar dhe është bërë një nga emrat më të njohur të sistemit të drejtësisë shqiptare. Karriera e tij nisi pas Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, duke kaluar nga prokurori i rrethit deri në Krimet e Rënda dhe më pas SPAK, ku është pjesë që nga dita e themelimit më 19 dhjetor 2019.
Më poshtë mund të lexoni:
Në CV-në e tij spikasin disa dosje, përfshirë inceneratorët e Elbasanit, dosjen “5D”, dosjen “Toyota Auris” dhe rastin e ish-ministrit Fatmir Mediu për Gërdecin. Por kur flasim për rezultate reale, historia duket ndryshe.
Gërdeci – plagë e hapur kombëtare
Shpërthimi i Gërdecit mbart brenda krim shtetëror, humbje jete dhe korrupsion miliardash. Por Klodian Braho nuk ka sjellë drejtësi. Dosja zvarritet dhe përgjegjësit kryesorë, përfshirë Fatmir Mediun dhe të tjerë, mbeten në proces gjyqësor të gjatë, duke mos u prekur realisht.
Më poshtë mund të lexoni:
Ky është një minus i madh në CV-në e Brahos dhe provon dështimin e tij profesional, pavarësisht se është promovuar në pozicione të larta dhe paguhet sa 20 pensionistë në muaj.
Rasti Llalla dhe ndikimi i Bankers
Adriatik Llalla u dënua zyrtarisht për pasuri, por hetimet e tij ndaj Bankers Petroleum ngjallën dyshime të forta për ndikim politik dhe ndërkombëtar, duke përfshirë rolin e ish-ambasadorit Donald Lu.
Më poshtë mund të lexoni:
Pushteti mbetet i paprekur – Belinda Balluku dhe dështimi i drejtësisë
Një nga pyetjet që shqetëson shqiptarët është: pse Klodian Braho nuk e arrestoi Belinda Ballukun, pavarësisht dyshimeve për shkelje ligjore?
Më poshtë mund të lexoni:
Kjo ngjall dyshime të forta mbi punën e Klodian Brahos. Ajo tregon qartë se Braho nuk punon për drejtësi, por për t’i shërbyer Rilindjes Sorosiane, që e shpërbleu për punën e tij gjysmake dhe selektive.
Për qytetarët, kjo është prova më e dukshme që SPAK nuk funksionon për barazi dhe ligj, por për interesa politike dhe për të mbrojtur pushtetin e grupeve të caktuara.
Më poshtë mund të lexoni:
Drejtësi reale nuk do të ketë derisa:
- Çështje si Gërdeci të marrin fund
- Përgjegjësit e lartë të ndëshkohen me vendim të prerë
- Drejtësia të prekë ata që kanë kapur pushtetin
Sa të jetë Klodian Braho në SPAK, qytetarët nuk do të shohin dritën në tunelin e drejtësisë. Deri atëherë, sistemi funksionon vetëm për show, jo për shqiptarët.
