Nga Redaksia:
Avokati Altin Goxhaj është një nga figurat më të njohura të debatit publik në Shqipëri dhe Kosovë. I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh polemike ndaj zhvillimeve politike në rajon, Goxhaj ka ngritur shqetësime të vazhdueshme mbi ndikimet gjeopolitike në Ballkan dhe vendimet e lidershipit politik në Prishtinë.
Më poshtë është reagimi i tij i plotë lidhur me zhvillimet politike në Kosovë dhe largimin e presidentes Vjosa Osmani:
Altin Goxhaj: Kosovës i duhej Vjosa Presidente për shkak të aksesit në Shtëpinë e Bardhë
Në këtë botë të trazuar plot të papritura, Kosovës i duhej Vjosa Presidente për shkak të aksesit në Shtëpinë e Bardhë! Unë kam pas një shprehje për Vjosën që shumëkush e kupton: “Paç fatin e Vjosës!” sepse ka qenë e aftë të luajë me të gjithë palët, me Soros, me Trump, me Biden, me Elon Musk, me europianë dhe gjermanë!
Eliminimi i saj nga kreu i shtetit është një asgjësim komunist guerrilas i Kurtit duke dëmtuar interesat e Kosovës për të mos lejuar avantazhin e Kosovës me Shtëpinë e Bardhë! Kam vite që i kujtoj dynjasë duke duruar sharjet, që çdo veprim i Kurtit ka qenë ushqim i pushtetit të Vuçiçit në Serbi! Nuk di një gjë që të ketë bërë Kurti në 6 vjet që nuk i ka interesuar Vuçiçit dhe kastës që kontrollon Serbinë!
Këto sapunët që u jep Kurti për djathë albinistëve (klone të enveristëve tanë të dikurshëm) se ka çliruar këtë lagje apo atë urë, as i hyjnë hiç në kosto Kastës Serbe Milosheviçiane! Ata e përdorin Albinin dhe Kosovën për të ruajtur pushtetin tek idiotët e tyre që i votojnë në Serbi!
Sot Kosova nuk ka një president që të ketë atë akses që kishte Vjosa në Washington dhe në këto kohë të trazuara këto janë të vetmet serume për t’i dhënë imunitet trupit të Kosovës!
Hajt ta gëzoni Kurtin dhe vazhdoni më shani si poliagjent të Beogradit, Iranit, Rusit, Kinës, madje dhe Sorosit!
