Aktivisti denoncon: Çfarë përfaqëson me të vërtetë Belinda Balluku dhe përse Rama nuk do t’ja heqë imunitetin (t’a lëshojë) Bella Mafian?

Nga Andrea Bregu:

Me shumë mundësi në datën 12 Mars në seancën e së enjtes do të vihet në rend dite çështja e imunitetit të Belinda Ballukut, PD ka dorëzuar prej disa ditësh tashmë ndërsa PS pritet ta dorëzojë në moment të fundit për të mos pasur shumë vëmendje në opinionin publik.

Prej shumë kohësh flitet se Rama si të tjerët Lefter Kokën, Allqi Bllakon, Erion Veliajn, Sajmir Tahirin, Ilir Beqjan e të tjerë do të lëshojë Belinda Ballukun me qëllim që të heqë barrën që po i shkakton Bella Mafia palloshit të gjatë, por klani i Belës është thjeshtë llustrafina e vetëm asaj që shfaqet në publik si pushtet i Belës, qoftë grupi parlamentar, qoftë ministrat, por qoftë edhe njerëzit e zëvendësuar tashmë që po prapë janë të Belës janë vetëm ajo që duket në publik.

Ajo që është e dukshme nuk e përjashton në të vërtetë atë që nuk është e padukshme për opinionin publik; në raport me atë që Bela përfaqëson realisht, njerëzit ikin e vijnë, por opinioni publik, me përjashtim të shumë pak njerëzve publikë, njerëzve në media dhe atyre që merren me informacionin dhe shpërndarjen e tij, e dinë këtë informacion.

Koka, Bllako, Veliaj, Tahiri, Beqja janë njerëz që janë futur nga Rama ose me miratimin e tij në Partinë Socialiste përpara ardhjes së Rilindjes në pushtet; Belën nuk e ka futur Rama, sepse nuk ka si ta ketë futur Rama një person që në historikun e saj njihet si dorë e jashtme e shërbimeve të huaja në Shqipëri, ku është investuar për të pasur atë pushtet që ka ajo sot. Por pushteti aktualisht që ka Bela është korrieri me shërbimet e huaja dhe ato shërbime të inteligjencës së huaj që janë në ligj lufte me Shqipërinë, dhe këtu e kam fjalën për Greqinë.

Belinda Balluku nuk është person i Ramës dhe as nuk është futur nga Rama në PS; Bela është në PS si korriere e shërbimeve të inteligjencës Greke dhe këtu pjesërisht po i referohem Dritan Goxhaj-t në atë që tha dje tek Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ky është fakt i ditur botërisht që Bela është person dhe korriere e Greqisë, dhe pushteti i vërtetë që përfaqëson Bela në Regjimin Ramist është Greqia, sepse edhe lëvizjet e muajve të fundit të Ramës në mënyrë indirekte, edhe në raport me përplasjen në rang gjeopolitik, është edhe në konvenjim të interesave Greke në Shqipëri, ku Greqia në një mënyrë apo tjetrën përfiton nga lëvizjet e Ramës në çdo aspekt.

Rama nuk do t’ja heqë imunitetin Belës edhe për të çuar mesazhin në Ankara, sepse realisht përplasja e vërtetë për t’ja hequr imunitetin Belës apo jo është përplasje Athinë vs. Ankara.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *