Av. Altin Goxhaj: Lëvizjet afatgjata të Sorosit dhe memoria e shkurtër e shqiptarëve …

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Avokati Altin Goxhaj është një nga zërat më të njohur publikë në denoncimin e ndikimit të fondacioneve ndërkombëtare në politikën shqiptare. I angazhuar prej vitesh në debate publike, protesta dhe analiza politike, ai njihet për qëndrimet e tij të forta kundër rrjeteve që i konsideron si të lidhura me fondacionet e George Soros.

Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, avokati Goxhaj ndan një bisedë ironike që ai e quan “muhabet peshkatarësh”, ku trajton çështjen e emërimit të Avokatit të Popullit dhe rolin e figurave që, sipas tij, janë produkte të një strategjie afatgjatë ndikimi.

Më poshtë, shkrimi i plotë i publikuar prej tij:

MUHABET PESHKATARËSH 😀

Ai: “O Avokat po pse pranoi të diskreditohet kaq rëndë Shabani duke u bërë në mënyrë kaq të pisët Avokat i Popullit? Ai është djalë i ri, jetën dhe investimin përpara e kishte, pse u tregu kaq i babëzitur duke u bërë kaq i urryer dhe neveritshëm? Ai nuk ishte as pabuks!”

Përgjigja ime: “E ke gabim! Këta të Soros kanë një avantazh më shumë se ju: ata i bëjnë lëvizjet afatgjata! Ata janë trajnu për peshkim! Ata e dinë që ky lloj populli e ka memorien sa të peshkut dhe do harrojnë shpejt, ndaj dijnë ti hedhin rrjetat dhe grepat.

Mua sot gjërat që kam thënë e bërë 1, 5, 10 vjet apo 15 vjet më parë, sot mi vlerësojnë njerëzit, pasi i ripublikoj, siç do ndodhë edhe me atë që them dhe bëj sot! Domethënë kur i them nuk kanë rëndësi, bëhen të rëndësishme kur ua kujtoj më vonë, dhe gjithsesi përsëri do i harrojnë, ndaj më dhanë veç 2000 vota në 11 Maj se nuk isha i zoti tua rikujtoja (çdo votues i imi tregoi që i ka trutë në rregull dhe ndaj u jam mirënjohës dhe atyre dhe prindërve të tyre që i lindën pa difekte në tru, falë Zotit.

Mban mend kur u shpjegoja raportin e Tikut dhe Shabanit si produkte të Soros dhe shkuan robtë dhe i dhanë 64.800 vota për dajot dhe hallot?

Ja kështu e pushtoi dhe shkretoi Sorosi Shqipërinë: shfrytëzon prezencën e ADNsë së peshkut në trutë e shqiptarëve!

Edhe Shabani do harrohet se si u bë dhe si po sillet si Avokat i Qeverisë që e vuni dhe jo Popullit që nuk e sheh dot me sy! Një ditë ai do dalë para mediave të Soros, njësoj si Tiku i Soros dhe Hallos greke sot! Edhe ai do shfaqet si si virgjër dhe robtë përsëri do i besojnë!”

Ai: Ke të drejtë avokat!

P.s. Ai më ka votuar në 11 Maj, madje më dha dhe firmën tek stenda para Bashkisë Tiranë si sot 1 vit më parë ku qëndroi Andrea Bregu 1 muaj pa lëvizur çdo ditë duke vërtetuar që është personi më i rrezikshëm për policinë tonë idiote derisa e rrëmbyen të premten brenda në shtëpi se mos u gjuante në protestë me bazukë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *