Avokati Goxhaj – Teza ime politike: Përçarja e MAGA-s është ilaçi, jo problemi? Përçarja është qëllim, jo pasoja!

Nga avokati Altin Goxhaj:

Këtë tezë ma kujtoni në fund të 2026!

“Në politikë, konflikti i menaxhuar fiton primaret dhe zgjedhjet. Uniteti i rremë ruan establishment-in, por humb zgjedhjet.”

E vetmja mënyrë reale që të dalin kandidatët MAGA anti-AIPAC nuk është uniteti, por përçarja e kontrolluar e MAGA-s në dy kampe:
MAGA vs MIGA

  • MAGA = “Make America Great Again” ose “America First” = kandidatë anti-AIPAC
  • MIGA = “Make Israel Great Again” ose “Israel First” = kandidatë kukulla të AIPAC

Sa më e përçarë të jetë MAGA, aq më shumë shanse kanë kandidatët anti-AIPAC të fitojnë primaret. Përçarjet favorizojnë outsider-at dhe u japin atyre mundësi të legjitimojnë vota gri, të majta dhe të rinjve, duke rritur shanset e fitores në Nëntor.

Në të kundërt, uniteti favorizon kandidatët e establishment-it pro-AIPAC, të cilët janë të sigurtë humbës në zgjedhjet presidenciale.

Strategjia e brendshme

E vetmja mënyrë që kandidatët anti-AIPAC të arrijnë sukses në primare është lufta e hapur me establishmentin republikan dhe shërbëtorët e AIPAC, madje pa kursyer as Trump.

Në distriktet ku republikanët kanë gjasa fitoreje, primaret janë zgjedhje reale: fiton ai që mobilizon bazën, jo ai që ka bekimin e establishment-it apo njollën e zezë të AIPAC.

Zgjedhjet e deritanishme tregojnë se kandidatët pro-AIPAC shpesh humbasin, siç ndodhi në New York, kryeqyteti i komunitetit hebre dhe bastion i sionizmit. Trump e ka favorizuar qëllimisht fushën për kandidatët anti-AIPAC, duke treguar se edhe figura jashtë establishment-it mund të fitojë.

Elektorati dhe fuqia e primareve

Elektorati amerikan është i lodhur dhe i neveritur nga MIGA, AIPAC, Epstein, sionizmi dhe kontrolli i tyre mbi financat, imobiliaret, spekulacionet dhe median.
4 urdhra ekzekutivë të Trump kanë goditur korporatat kryesore, duke krijuar avantazhe elektorale që do të kapitalizohen pas primareve të verës si fitore e MAGA kundër MIGA.

Kennedy nga ana tjetër ka nisur çmontimin e BigPharmës dhe korporatave të ushqimit, ndërsa dosjet diskredituese për krimet kundër shëndetit publik po ruhen për efektin maksimal pas primareve.

Pas primareve, loja ndryshon:

  • Fituesit legjitimohen.
  • Partia mbyll rreshtin sepse i duhen numrat.
  • Uniteti kthehet vetëm kur është i dobishëm për partinë, jo për të mbrojtur establishment-in.
  • Çdokush që dëshiron të mbijetojë në parti duhet të mbështesë kandidatët fitues të primareve.

Koalicioni Trump & AntiAIPAC

Në momentin që fitojnë primaret, Trump mobilizon partinë dhe elektoratin e përçarë, siç bëri para zgjedhjeve të Nëntorit 2024, duke bashkuar figurat kryesore konservatore si Elon Musk, Kennedy, Tus, etj.

Kjo strategji ka krijuar një klimë antisioniste që legjitimon kandidatët anti-AIPAC, duke kombinuar rolin e Trump si “polici i mirë” dhe Tucker Carlson & Co si “policët e këqinj”.

Kandidatët anti-AIPAC fitojnë përballë establishment-it pro-AIPAC sepse:

  • Marrin vota gri/independente.
  • Flasin si zëra opozitarë kundër establishmentit.
  • Nuk janë kopje e status quo-së së lodhur që nuk frymëzon më.

Ky nuk është teori, është aritmetikë elektorale.

Revolucioni America First

Kjo rrugë çon drejt premtimit të Trump në 20 Janar 2025: DO FITOJMË PAVARËSINË E VËRTETË – larg kontrollit të Baalit në SHBA.

Analiza bazohet në mënyrën reale se si funksionon pushteti në SHBA dhe eksperiencën e zgjedhjeve të 2022, ku Trump çmontoi establishmentin anti-Trump dhe mori kontrollin e partisë, duke sakrifikuar disa vende për të siguruar besnikërinë e bazës.

Në fund të 2026 do të kuptohet se kush fiton dhe kush humbet. Por askush nuk mund të mohojë aleancën Trump-Putin dhe forcat konservatore që duan të shpëtojnë civilizimin perëndimor nga ndikimi 100-vjeçar i Baalit.

P.S. Dosjet Epstein dhe hetimet e tjera po çmontojnë elitën e establishmentit, pavarësisht kostove për Trump. Ky është fillimi i fundit i lojës së vërtetë politike në SHBA.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *