Nga Redaksia:
Çfarë ishte „Great Reset“ dhe pse e krijoi Klaus Schwab?
Në vitin 2016, Klaus Schwab, themeluesi i World Economic Forum, hodhi bazat e asaj që sot njihet si “Great Reset” – një plan global për të rindërtuar botën sipas vizionit të elitës. Zyrtarisht, qëllimi ishte të krijohej një kapitalizëm më i drejtë, më i qëndrueshëm dhe më inkluziv. Por kritikët amerikanë dhe analistë të pavarur e shohin këtë si tentativë për të forcuar kontrollin e elitës globale mbi ekonomitë, vendimet politike dhe jetën e njerëzve.
Schwab dhe Davosi e prezantojnë si një vizion idealist; realiteti për shumë vende të vogla dhe popuj të lirë është ndryshe: çdo krizë, çdo pandemi, çdo problem global është përdorur si justifikim për të imponuar rregulla që shërbejnë vetëm pakicës së fuqishme.
A ra Great Reset në Davos 2026? Ç’ndodhi dhe ç’folën ata?
Në Davos 2026, elitat botërore u mblodhën për të diskutuar “sfidat globale” – nga inteligjenca artificiale tek krizat ekonomike dhe migrimi masiv. Por realiteti është ky:
- Nuk u shpall kurrë “Great Reset” i realizuar.
- Diskutimet e elitës ishin të gjithë për bashkëpunim global, politika të përbashkëta dhe kontroll ekonomik, pikërisht ato që kritikët e quajnë pjesë të “agjendës sekrete”.
- Schwab mohon çdo plan totalitar, por ideja e tij vazhdon të ndikojë vendimmarrjen globale pa transparencë.
Por Davos 2026 pati edhe 3 gjëra paradoksalisht interesante që e bënë këtë forum unik dhe konfuz:
- Forumi u hap nga Alex Soros, i cili bëri thirrje të forta të pranishmëve për t’u bashkuar dhe rrëzuar Bjondin dhe rendin e ri që po tenton të krijojë ai. (Babai i tij, George Soros, është ideologu i liberalizmit dhe globalizmit – rendi që po bie).
- Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, foli hapur për rënien e rendit ekzistues dhe shpalli se Kanadaja po ndjek rrugën e saj për të krijuar një rend të ri tregtar. Ai nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e rendit të udhëhequr nga Bjondi dhe po diversifikon marrëdhëniet, madje edhe me Kinën.
- Donald Trump foli gjithashtu dhe ishte pa ekuivok: ai deklaroi se është i vendosur për të varrosur rendin aktual. Gjysmën e parë të fjalimit foli si agjent imobiliar, gjysmën e dytë kritikoi rendin e krijuar nga Sorosi që hapi Davosin, dhe gjysmën e tretë tha: “Unë jam më i forti, keni vetëm dy rrugë – ose të më nënshtroheni, ose të luftoni me mua”.
Pra, paradoksalisht si kurrë më parë në Davos, s’merret vesh kush është engjëlli dhe kush është djalli, dhe audienca mbeti e hutuar mes mesazheve të ndryshme të elitës globale.
“Great Reset” nuk është thjesht një slogan – është një strategji e elitës globale për të përqendruar pushtetin ekonomik dhe politik. Nga ideja e 2016 deri në Davos 2026, nuk ka pasur transparencë, por vendimet që po merren ndikojnë çdo vend të vogël dhe çdo qytetar të thjeshtë.
Për vendet si Shqipëria, mesazhi është i qartë: mos lejoni që elitë globale të vendosë rregullat tuaja – sovraniteti dhe burimet kombëtare nuk janë për negociata.
