Nga Redaksia:
DAVOS – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim të fortë dhe të drejtpërdrejtë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ndërsa vlerësoi suksesin ekonomik të SHBA-ve nën drejtimin e tij, kritikoi ashpër drejtimin që, sipas tij, ka marrë Europa.
Trump e nisi fjalimin me një ton vetëlavdërues, duke e paraqitur Amerikën si një histori suksesi ekonomik të paprecedentë, në kontrast të fortë me periudhën kur vendi, sipas tij, drejtohej nga demokratët.
“Tregjet kanë shënuar rritje, janë thyer rekorde historike, kursimet e qytetarëve janë rritur dhe investimet janë dyfishuar. Asnjë vend nuk e ka arritur këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët ishte një vend i vdekur – sot jemi të suksesshëm,” – deklaroi Trump.
Presidenti amerikan theksoi se rritja ekonomike e SHBA-ve pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e cilësuar këtë si “lajm të mrekullueshëm jo vetëm për Amerikën, por për të gjithë botën”.
“Kur Amerika ka një ekonomi të fortë, kjo është lajm i mirë për gjithë globin,” – tha ai, duke shtuar se vendet e tjera mund të mësojnë nga modeli amerikan.
Mesazh i qartë për Europën
Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua Europës, për të cilën Trump u shpreh se, ndonëse ka respekt dhe dëshirë që ajo të ketë sukses, aktualisht nuk ndodhet në rrugën e duhur.
“Nuk dua të fyej asnjë vend. Unë e dua Europën, dua ta shoh të ecë përpara dhe të ketë sukses. Por, fatkeqësisht, nuk është në drejtimin e duhur,” – u shpreh Trump.
Sipas tij, problemet kryesore të Europës lidhen me rritjen e shpenzimeve qeveritare, politikat ekonomike të pakontrolluara dhe mungesën e një strategjie të fortë për mbrojtjen e ekonomisë vendase.
“Mënyra e vetme për të rritur ekonominë është ta kontrollosh atë,” – theksoi Presidenti amerikan, duke nënkuptuar politika më të forta sovraniste dhe mbrojtëse, të ngjashme me ato që ai pretendon se ka zbatuar në SHBA.
Unë e kam thënë gjithmonë: kufij të fortë, zgjedhje të lira, media të lirë dhe nëse ata duan të kenë kredibilitet, duhet të jenë të ndershëm’.
Unë e kam thënë gjithmonë: kufij të fortë, zgjedhje të lira, media të lirë, edhe pse media është e tmerrshme. Është shumë e dyshimtë. Por aq më tepër që media po e humbet besimin e tyre… Unë fitova me ‘landslide’, me një super fitore. Dhe ata vetëm marrin një, vetëm një shtyp negativ. Kjo do të thotë që nuk ka kredibilitet.
Duket qartë që media po e humbet kredibilitetin e tyre. Dhe nëse ata duan të kenë kredibilitet, duhet të jenë të ndershëm. Por që duhet të kesh thjesht një media të lirë. Unë kam trashëguar një situatë shumë të keqe dhe të tmerrshme. Nëse shikoni, kufijtë ishin të hapur, inflacioni ishte duke sulmuar çdo gjë, ShBA-të ishin keq kur erdha në zyrë. Por kam trashëguar edhe një lëmsh mes Ukrainës dhe Rusisë u shpreh Trump.
Davosi mes duartrokitjeve dhe kritikave
Fjalimi i Trump në Davos u prit me reagime të përziera: mbështetësit e panë si një deklaratë force dhe realizmi ekonomik, ndërsa kritikët e konsideruan si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit europian dhe multilateralizmit global.
Megjithatë, mesazhi i Trump ishte i qartë: Amerika e tij synon të udhëheqë përmes sovranitetit ekonomik, ndërsa Europa, sipas tij, duhet të rishikojë urgjentisht kursin e ndjekur.
