Nga Redaksia:
Edi Rama u përpoq ta shesë si një “arritje historike” atë që ai e quajti ftesë personale nga presidenti amerikan Donald Trump. Dy statuse në Facebook, njëri me germa kapitale, tjetri i shoqëruar me dokument, iu servirën shqiptarëve si provë e një suksesi diplomatik të jashtëzakonshëm.
Por pyetja thelbësore mbetet:
Çfarë fshihet realisht pas kësaj ftese?
Çfarë është “Board of Peace” dhe çfarë kërkohet nga vendet pjesëmarrëse?
Sipas raportimeve të mediave të huaja dhe një projekt-statuti të publikuar, administrata e Donald Trump ka propozuar krijimin e një organizate të re ndërkombëtare me emrin Board of Peace (Bordi i Paqes).
Ky organ nuk është një forum simbolik, por një strukturë me kosto të lartë financiare dhe kushte strikte pjesëmarrjeje.
Sipas draftit zyrtar:
- Çdo shtet që dëshiron një vend të përhershëm në Bord duhet të paguajë minimumi 1 miliard dollarë.
- Pagesa duhet të kryhet brenda vitit të parë të funksionimit të Bordit.
- Nëse pagesa nuk realizohet, mandati i vendit kufizohet në maksimum 3 vite.
- Rinovimi i mandatit bëhet vetëm me miratimin e presidentit të Bordit, rol që sipas projekt-statutit do ta mbajë vetë Donald Trump.
Pra, nuk kemi të bëjmë me një organizatë multilaterale klasike, por me një strukturë ku kontributi financiar përcakton fuqinë politike.
Shqipëria përballë faturës: 1 miliard dollarë
Në këtë kontekst lind pyetja që Rama nuk e ka shpjeguar:
– A ka Shqipëria 1 miliard dollarë për të paguar një karrige në këtë Bord?
– A është kjo ftesë simbolike apo një angazhim financiar real?
Për një vend që:
- është i zhytur në borxh publik,
- ka spitale pa pajisje,
- shkolla të rrënuara,
- pensione minimale,
- dhe një emigracion masiv që po zbraz vendin,
shuma prej 1 miliard dollarësh nuk është thjesht e madhe – është tronditëse.
Propagandë apo transparencë?
Edi Rama nuk ka sqaruar:
- nëse Shqipëria ka pranuar ndonjë angazhim financiar,
- nëse kjo ftesë përfshin detyrime konkrete buxhetore,
- apo nëse shqiptarët do të paguajnë sërish për show diplomatik.
Në vend të transparencës, publikut iu servir një narrativë emocionale, si zakonisht, me tone triumfaliste dhe pa asnjë shpjegim real për pasojat.
Pyetja që kërkon përgjigje
Nëse kjo nuk është një ftesë private, por pjesë e një skeme financiare ndërkombëtare, atëherë:
Kush do ta paguajë 1 miliard dollarëshin?
Edi Rama apo qytetarët shqiptarë?
Dhe mbi të gjitha:
A ka të drejtë një kryeministër ta paraqesë si “fitore” një angazhim që mund t’i kushtojë vendit një faturë kolosale?
Apo do të pranojë ofertën për të marrë 100 mijë palestinezë në Shqipëri?
Nëse ndodhë kjo gjë, Rama duhet të japi llogari tek Shqiptarët sepse mungesa e transparencës zyrtare nga qeveria, lind një tjetër pyetje thelbësore për opinionin publik:
a përfshin kjo “ftesë” edhe një angazhim të fshehtë për pranimin e dhjetëra mijëra refugjatëve palestinezë në territorin shqiptar?
Një vend si Shqipëria me kapacitete të kufizuara ekonomike, infrastrukturë të brishtë dhe me emigracion masiv të qytetarëve të vet, nuk mund të përballojë vendime të tilla pa një debat kombëtar dhe pa miratim institucional.
Kjo nuk është për t’u habitur, se nga Edi Rama çfarë nuk mund të presin Shqiptarët.
