Nga Redaksia:
Lufta në Ukrainë nuk ishte as dëshirë e Putinit dhe as projekt i Trumpit. Ajo ishte një provokim i ftohtë dhe i llogaritur i elitës globale të Davosit, e ndërtuar për të shkatërruar ekonomikisht Rusinë dhe për ta përdorur atë si mjet ushtarak në një lojë shumë më të madhe gjeopolitike.
Ukraina ra viktimë e kësaj axhende. Jo për demokraci, jo për liri, por si mish për top në një skenar që synonte kolapsin e ekonomisë ruse përmes sanksioneve, izolimit dhe një lufte të zgjatur rraskapitëse. Plani ishte i qartë: ta fusnin Rusinë në një konflikt të përgjakshëm, ta detyronin të shpenzonte burime kolosale dhe më pas ta shkatërronin si shtet.
Në këtë kuadër, edhe BRICS nuk ishte një projekt i pastër aleance, por një instrument i dyfishtë. Elitat globale mendonin se duke e shtyrë Rusinë drejt BRICS, do ta përdornin si vegël ushtarake kundër Perëndimit, derisa ta konsumonin plotësisht. Ajo që nuk llogaritën, ishte fakti se Rusia nuk është shtet vasal.
Ashtu si SHBA, as Rusia nuk do të lejojë të shkatërrohet ekonomikisht.
Pse u hoq Trump dhe u vendos Biden?
Nuk është rastësi që Joe Biden u zgjodh president përmes një procesi të kontestuar, me manipulime masive votash, makineri elektorale dhe ndërhyrje të strukturave të lidhura me rrjetet e George Sorosit. Trump ishte pengesa kryesore për axhendën e Davosit.
Trump nuk i bindej projektit të rrënimit të SHBA-ve. Ai e kuptonte se de-dollarizimi, fuqizimi i Kinës dhe rrënimi i BE-së do të sillnin fundin e Amerikës si fuqi nr. 1. Prandaj duhej larguar. Elitat ishin mësuar me Obamat dhe Bidonat, figura të bindura, vegla të një axhende globale që punonte kundër shteteve-kombe.
Luftë ekonomike, jo ideologjike
Kjo nuk është luftë ideologjish. Është luftë ekonomike dhe ekzistenciale. SHBA-ja mbahet në këmbë nga dollari. Rusia nga burimet dhe fuqia ushtarake. Të dyja këto duhej të shembeshin që elita globale të vendoste rendin e ri botëror.
Por plani hasi rezistencë.
Sot po shohim SHBA-në dhe Rusinë duke i mbijetuar luftës ekonomike që u ngriti Davosi. Jo sepse janë miq, por sepse e kanë kuptuar se armiku i vërtetë nuk është njëri-tjetri, por padronët universalë që veprojnë nga hijet përmes fondeve si BlackRock, Vanguard dhe institucioneve financiare globale.
Kush e kupton, e kupton
Këto nuk janë teori për ata që dinë të lexojnë historinë dhe ekonominë globale. Kush nuk i kupton, do të vazhdojë të thotë “propagandë”, sepse është injorant politik, që jeton vetëm për të ngrënë një copë bukë dhe për të besuar atë që i servir media.
Historia po shkruhet para syve tanë. Pyetja është e thjeshtë:
Do jesh nga ata që e kuptojnë, apo nga ata që do ta kuptojnë shumë vonë?
