VIDEO: Bombardime dhe zhvillime dramatike në Venezuelë – Trump deklaron arrestimin e Madurros pas operacionit në Karakas …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ka deklaruar publikisht në platformën Truth Social se Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në kryeqytetin Karakas.

Sipas deklaratës së Trump, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë, i shoqëruar me sulme me raketa, i cili ka përfunduar me kapjen e Madurros dhe bashkëshortes së tij, të cilët më pas janë larguar nga Venezuela me aeroplan nën kontrollin e forcave amerikane.

Sipas burimeve ndërkombëtare, forcat amerikane kanë ndërmarrë sulme direkte në kryeqytetin Karakas, ku janë raportuar fluturime intensive avionësh ushtarakë dhe të paktën shtatë shpërthime të fuqishme. Situata në terren mbetet e paqartë, ndërsa informacionet vijnë të fragmentuara.

Nga ana e saj, qeveria venezueliane ka deklaruar se qëllimi i SHBA-ve është marrja nën kontroll e burimeve strategjike të vendit, përfshirë naftën dhe mineralet, akuza që deri tani nuk janë komentuar nga pala amerikane.

Paradoksi i situatës qëndron në faktin se Nicolás Maduro kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe u kishte bërë thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë për të protestuar pas sulmeve. Megjithatë, Trump deklaron tani se Maduro është arrestuar, duke krijuar konfuzion dhe duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kontrollin real të pushtetit në Venezuelë.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar gjithashtu një konferencë për shtyp, ku pritet të bëhen publike të dhëna të tjera lidhur me operacionin dhe zhvillimet në vijim. Konfirmimi zyrtar ndërkombëtar i deklaratave të Trump pritet në orët në vijim.

Ndërkohë, zhvillime dramatike po ndodhin edhe në Iran, ku qindra mijëra qytetarë kanë dalë në protesta masive kundër regjimit të ajatollahëve dhe qeverisjes së mullahëve. Situata po tensionohet nga ora në orë, ndërsa Trump ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë, duke deklaruar se SHBA do të reagojnë ushtarakisht nëse regjimi iranian përdor dhunë ndaj protestuesve.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *