Rilindja Sorosiane nis fushatën për zhdukjen e parasë cash: “Ne i besojmë shkencës”, kush dyshon i mbyllet portofoli …

Nga Redaksia:

Qeveria e Rilindjes Sorosiane ka hapur zyrtarisht kapitullin e radhës të “progresit të detyruar”, duke nisur fushatën për heqjen graduale të parasë cash nga qarkullimi dhe zëvendësimin e saj me Portofolin Dixhital. Slogani është i njohur për shqiptarët: “Ne i besojmë shkencës” – një formulë e testuar më parë me vaksinat, karantinën dhe ndalimin e frymëmarrjes pa leje.

Sipas qeverisë, Shqipëria po renditet përkrah vendeve më të zhvilluara të botës me nismën “Cashless Albania 2030”, një projekt që premton modernizim, transparencë dhe siguri financiare. Kritikat? Teori konspirative, thonë zyrtarët. Pyetjet? Antishkencë. Dyshimet? Rrezik për stabilitetin.

Në praktikë, projekti mbështetet në tre shtylla “të pathyeshme”:

  1. Rritjen e pagesave elektronike
  2. Ndalimin gradual të parasë cash
  3. Mundësinë që, me një klik, të të ndërpritet energjia financiare nëse nuk mendon si duhet

Qeveria siguron se askush nuk do të detyrohet, por njëkohësisht paralajmëron se cash-i do të zhduket “natyrshëm”, njësoj si bizneset e vogla, tregtarët ambulantë dhe çdo qytetar që nuk ka smartphone, internet ose bindje politike të sakta.

Modeli? Suedia, Norvegjia, Danimarka. Por ndryshe nga këto shtete, Shqipëria po e aplikon sistemin cashless pa shtet social, pa paga dinjitoze dhe pa besim publik, duke e kthyer portofolin dixhital nga mjet komoditeti në mjet kontrolli.

Ironia qëndron te fakti se në një vend ku korrupsioni paguhet ende me zarfe, qeveria po lufton paranë fizike të qytetarit të thjeshtë, ndërsa paratë e pista vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm – thjesht në nivele më të larta.

Mesazhi është i qartë:
– Ke portofol dixhital – je qytetar model
– Ke cash – je i prapambetur
– Bën pyetje – je rrezik

Shqipëria po hyn në epokën e re dixhitale, ku nuk të kontrollojnë më xhepat, por butonin “off” të portofolit. Dhe sigurisht, gjithçka bëhet për të mirën tënde.

Sepse, siç na është thënë edhe më parë: shkenca nuk diskutohet – zbatohet.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *