Nga Avokati Altin Goxhaj:
Avokati Altin Goxhaj është një nga zërat më kritikë dhe të pavarur në debatin publik shqiptar. Prej vitesh ai ka denoncuar publikisht ndërhyrjen e fondacioneve ndërkombëtare në politikën shqiptare, kapjen e opozitës së kontrolluar dhe përdorimin e protestave si instrument manipulimi politik. Qëndrimet e tij shpesh janë injoruar nga mediat kryesore, pikërisht sepse prekin themelet e një sistemi të ndërtuar mbi pazare, mandate të porositura dhe protesta të kontrolluara.
Më poshtë, analiza e tij pa filtra mbi atë që media nuk guxon ta thotë.
Tiku, përpara se të niste sloganin “Rama Ik”, duhej të kishte kryer që në korrik protestën e vërtetë: “Tiku Ik”, për shkak të skandalit të shpërdorimit të 64 mijë votave të përfunduara tek tezja. Ky fakt u mbajt i fshehur dhe u varros me qëllim.
Tiku mbajti sekret nga publiku se Shabanit i takonte realisht “mandati i deputetit të Soros”, pasi Endri, që nga viti 2011 deri në vitin 2025, kishte qenë shefi real i Tikut në kuadër të rrjetit Soros – Endri ishte ai që e rekrutoi Tikun në Soros. Kjo ishte thelbi i konfliktit:
Tiku i Soros kundër Shabanicës së Soros. Pikë.
Të dalësh para Kryeministrisë me kryesinë e partisë dhe të deklarosh “jemi qytetarë, na besoni”, ndërkohë që je i rrethuar nga përfaqësues partiakë, është një mashtrim i hapur. Është njësoj si prostituta që del para bordellos dhe deklaron se është e virgjër dhe kërkon burrë për martesë.
Prania e Tikut para Kryeministrisë nuk është protestë, por operacion i pastër kontrolli i territorit, një skemë e Ramës për të menaxhuar hapësirën e protestës përmes rojave të parkimit të Soros, që askush të mos “parkojë” revoltë pa leje, sidomos në këto ditë të rrezikshme për pushtetin.
Tiku i Soros është parkuar aty sepse pret shpërblimin politik: mandatin e deputetit si pagesë për faktin që çoi Shabanicën e Soros te Avokati i Popullit dhe i hapi rrugën vetes.
E ashtuquajtura protestë e Tikut dhe Kryesisë së Partisë “Shqipëria” bëhet për objektiva ekskluzivisht partiake, në pritje të pazarit për mandatin e deputetit. Asgjë më shumë.
Rama e ka “parkuar” Kryesinë e Partisë së Tikut për një arsye të thjeshtë: në kohë krize, pushteti ka nevojë për një “ortek të kontrolluar”. Kjo është arsyeja pse figura si Arlind Qorri nuk lejohen të protestojnë para Kryeministrisë – sepse do të duhej ose të përplaseshin me Tikun, ose policia do të detyrohej të hynte në konflikt real, duke prodhuar spektakël të pakontrolluar.
P.S.
Shfaqja teatrale tragjikomike e djeshme me Tikun dhe policinë para Foltores së PD ishte një mesazh i qartë për publikun:
ky shesh është nën kontroll dhe kushdo që do të protestojë, duhet më parë të merret vesh me Tikun – pra, me Ramën dhe policët e tij.
Edhe vetë Lelua i Soros (për llogari të Doktorit) ishte në pazar me Tikun e Soros – gjoja duke i shkruar mesazhe, sepse “s’mund ta merrte në telefon”… një farsë qesharake e përforcuar edhe nga vetë Tiku. Qëllimi ishte i qartë: të garantohej se e vetmja rrugë për të protestuar kundër Ramës është ose përmes Tikut të Soros, ose drejtpërdrejt përmes Ramës së Soros dhe policisë së tij.
