Ora Politike e Edi Ramës ka filluar të ecë mbrapsht – SHBA i mbyll dyert kryeministrit të Shqipërisë …

Edi Rama kërkon garanci personale nga SHBA që të mos cenohet si individ, por harron një të vërtetë të thjeshtë dhe të pamohueshme: ora politike e tij ka nisur të ecë mbrapsht. Jo sepse e thonë kritikët, por sepse faktet flasin vetë.

Nga Redi Minga

Bojkoti diplomatik: sinjali i parë se epoka e Ramës po mbyllet

Izolimi diplomatik i Edi Ramës nga Uashingtoni dhe hetimet që po afrohen rreth rrethit të tij kriminal e kanë shtyrë kryeministrin drejt tentativave të dëshpëruara për negociata. Pas deklaratës së tij ku guxoi të përmendte një prokuror amerikan, Rama dërgoi sinjalin e dytë drejt SHBA, duke kërkuar një lloj “pazari politik” që të paktën prej 11 majit i është refuzuar në mënyrë sistematike.

Fakti është i pamohueshëm: asnjë zyrtar amerikan që ka ardhur në Shqipëri muajt e fundit nuk ka zhvilluar takim zyrtar me Edi Ramën.

Takimi i vetëm – një ceremoni boshe

Takimi i vetëm i zhvilluar me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn, ndodhi menjëherë pas certifikimit të rezultateve të KQZ-së. Mediat pranë qeverisë e shitën si njohje të mandatit të katërt nga Amerikanet, por realiteti është krejt tjetër.

Van Horn nuk dha asnjë deklaratë publike.

Ajo qëndroi më pak se 20 minuta në zyrën e Ramës.

Rreth 10 minuta iu konsumuan vetëm procedurave të hyrjes.

Kjo ishte jo një mbështetje, por një dorëzim i një mesazhi të ftohtë diplomatik:
Koha e Ramës ka mbaruar. SHBA ka nisur fazën e parafundit – bojkotin total të kontaktit me të.

Dhe faktet e provojnë: Nancy Van Horn i ka takuar të gjithë ministrat e Rilindjes, Presidentin, Kryetarin e Kuvendit – por JO Ramën.

Mesazhi i Blinken dhe fundi i epokës së Rilindjes

Prej pranverës 2024, Antony Blinken i ka dërguar Ramës një kërkesë të qartë për lëvizje. Dhe ajo nuk ishte për të qëndruar. Ishte për t’u përgatitur për largim. Vizita e Mark Fleming në Tiranë e ripërsëriti të njëjtin protokoll: takim me të gjithë përfaqësuesit shtetërorë – përveçse Ramës.

Sipas burimeve diplomatike, administrata amerikane nuk e sheh më Edi Ramën si partner, por si një figurë të lidhur drejtpërdrejt me një rrjet kriminal që sot është nën hetime ndërkombëtare.

Njëri prej njerëzve të tij u shpall non-grata vetëm pak javë më parë.

Ky izolim e ka shtyrë Ramën drejt metodave të dëshpëruara të komunikimit dhe negociimit.

Mesazhet e koduara të Ramës për Sorosin dhe Kashner

Në intervistën për gazetën austriake Die Presse, Rama dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë, por të koduar, drejt Uashingtonit.

Ai deklaroi:

“Më pyetët për Kashner dhe Sorosin, por, që të dy janë miqtë e mi… kjo nuk është puna ime të gjykoj…”

Fraza e fundit, sipas burimeve diplomatike, lidhet me një informacion të vjetër:

Soros ka kërkuar garanci personale nëse do të zhvendosej në Shqipëri për të shpëtuar nga presioni ndërkombëtar.

Rama ka dashur të tregojë se ai ka miq të fuqishëm – por realiteti është se askush nuk i ofron më mbrojtje. Madje, as “projekti i Sazanit”, të cilin Rama shpresonte se mund ta përdorte si çelës negociatash, nuk ka funksionuar kurrë.

Vizita në Katar – tentativa për të lobuar tek Trump dështoi

Vizita në Katar nuk ishte as turistike dhe as diplomatike: ishte tentativë e dëshpëruar për të kërkuar ndërmjetësim te një aleat i Donald Trump. Rama po kërkon çdo derë, çdo kanal, çdo ndërhyrje që mund të shpëtojë nga vetmia politike.

Por amerikanët duket se tashmë kanë një arsenal provash, komunikimesh të interpretuara dhe dëshmish që përfshijnë njerëz të krimit të organizuar në Shqipëri… dhe rrjeti i Rilindjes po shembet.

Frika e madhe e Edi Ramës

Rama e di që nuk mund ta lërë pushtetin lirshëm, sepse:

  • largimi i tij është i lidhur direkt me hetimet,
  • rënia e tij hap kapakë që deri më sot janë mbajtur të fshehur me çdo çmim,
  • shumë emra të botës së krimit po dalin në sipërfaqe,
  • rrjedha e informacionit në Uashington është e pakontrollueshme.

Prandaj ai po përpiqet të krijojë frikë, tension, destabilitet – çdo gjë, vetëm të mos largohet nga karrigia e Rilindjes.

Epoka e dorëzimit ka nisur

Amerika ka folur në heshtje – dhe mesazhi është më i fortë se çdo deklaratë:

Shqipëria duhet të hyjë në fazën e pas-Ramës.

Qeveria amerikane ka nisur procesin: izolim diplomatik, komunikim vetëm me institucionet, shmangie totale e Ramës.

Dhe për herë të parë, kryeministri Rama duket i vetmuar, i pasigurt dhe në ankth.

Dhe qershia mbi torte:

Rama shumë shpejt do ta shohë emrin e tij në mediat shqiptare me vulën NON GRATA
Dhe ironia më e madhe?
Këtë lajm do ta shpërndajnë pikërisht ata që deri dje i lëpiheshin për ndonjë tender, firmë apo favore Politika shqiptare ka një rregull të hekurt:
Nuk ka miq, ka vetëm interes!
Dhe kur bie pushteti, bien edhe “dhelprat” që dikur rrinë pas këmbëve.

Koha e Ramës po mbaron… po fillon gara se kush do jetë i pari që do e tradhtojë për të shpëtuar veten.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *