Propaganda e Rilindjes përmes Euronews Albania: Lot për emigrantët e paligjshëm, heshtje për familjet e varfëra në Shqipëri …

Nga Redaksia:

Në një Shqipëri ku qindra familje shqiptare jetojnë në mjerim, pa strehë, pa ngrohje dhe pa asnjë shpresë, mediat e kapura nga Rilindja Sorosiane vazhdojnë të prodhojnë kronika të porositura që synojnë të manipulojnë opinionin publik. Rasti i fundit vjen nga Euronews Albania, ku gazetari Xhensil Shkëmbi “rastësisht” ndesh tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani në zonën e Dardhës.

Propaganda e gatshme mediatike

Sipas kronikës, tre shtetas nga Sudani, të rraskapitur nga udhëtimi i tyre nëpër Greqi, kishin kaluar net të tëra në këmbë, pa ushqim dhe pa orientim. Ata nuk flisnin asnjë fjalë anglisht, përveçse deklarimit se vinin nga Sudani. Gazetari, me një ton shpëtimtari, i orientoi drejt qytetit për pak “ngrohje dhe ushqim”.

Në pamje të parë, një histori njerëzore. Por në thelb, një skenar i pastër propagandistik për të butësuar opinionin publik.

Ndiqni videon:

Pse këto histori shfaqen gjithmonë në momentin e duhur?

Sepse Rilindja ka një nevojë të qartë: të zbusë opinionin publik, ta bëjë të pranueshëm fenomenin e migracionit të paligjshëm dhe të krijojë sentiment solidariteti të detyruar, ndërkohë që shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre.

Kronika e Euronews ndjek të njëjtin model të njohur:

  • Ngjall emocione
  • Shfaq vuajtje
  • Portretizon gazetarët si “shpëtimtarë”
  • Injoron realitetin e familjeve shqiptare

Ne videon e parë të Euronews Albania, fytyrat e 3 të rinjve nga Sudani duken qartë.

Aty s’kishte censurë, s’kishte mjegull, s’kishte asnjë kujdes për privatësi.

Por sapo “skenari” u mbyll dhe policia njoftoi se i “strehoi, i ngrohu dhe i ushqeu”…
Papritur fytyrat u zhdukën!
U mjegulluan në çdo kronikë!
Tani ndoshta do përdorin justifikimin e “privatësisë së të miturve” – edhe pse nuk kemi asnjë provë që janë të mitur!

Pse ndodhi kjo?

Sepse skenari i parë ishte propagandë e pastër për të prekur emocionet e shqiptarëve:
– tregojini të varfër, të rraskapitur, të frikësuar,
– pa mjegullim, pa censurë,
– që të shkaktoni sa më shumë impakt publik.

Por sapo çështja kalon te policia dhe institucionet:

– fytyrat fshihen që askush të mos mundet të verifikojë asgjë.
– askush të mos pyesë kush janë, nga vijnë, a kanë precedentë penalë,
– askush të mos kontrollojë versionet kundërthënëse të historisë së tyre.

Kjo është arsyeja!
Euronews Albania dhe Rilindja Sorosiane
manipulojnë në momentin e parë për t’ju bërë të besoni një histori që nuk qëndron!
Pastaj e mbyllin me censurë që askush të mos e zbulojë të vërtetën!

Ndiqni videon:

Ky është manuali klasik i propagandës komuniste, sot i ricikluar për interesat globaliste të Sorosit dhe zbatuesve të tij lokalë.

Po shqiptarët që flenë në të ftohtë?

Në çdo qytet të Shqipërisë ka familje shqiptare që sot:

  • jetojnë pa energji elektrike,
  • flenë në shtëpi të rrënuara,
  • ushqehen me vështirësi,
  • rritin fëmijë në varfëri ekstreme.

Asnjë media e kapur nuk shkon “rastësisht” tek ta.
Asnjë kamera nuk dokumenton vuajtjet e tyre.
Asnjë gazetar nuk u prin drejt një vakti të ngrohtë.

Sepse realiteti i shqiptarëve të varfër nuk u shërben interesave të propagandës.

Shqipëria, në fund për shqiptarët

Rilindja Sorosiane ka vite që punon për:

  • normalizimin e migracionit të paligjshëm,
  • krijimin e simpatisë së detyruar ndaj të huajve,
  • zhvendosjen e fokusit nga varfëria shqiptare,
  • përgatitjen e opinionit për projekte që cenojnë identitetin dhe sigurinë kombëtare.

Për këtë arsye, Euronews Albania dhe mediat e tjera të kontrolluara funksionojnë si instrumente propagande, jo si media.

Shqiptarët të parët

PatriotikMedia.al ka qenë dhe mbetet në krah të shqiptarëve.

Nuk mund të pranohet që në një vend me papunësi, varfëri dhe mijëra njerëz pa banesa, prioritet të bëhen emigrantët e paligjshëm.

Kjo nuk është humanizëm, kjo është agjendë politike.
Kjo është propagandë komuniste e mbështetur nga Sorosi, Rilindja dhe mediat e tyre.

Ndiqni videon:

Bllofi i gazetarit të Euronews Albania
Vetëm për të mbushur programin televiziv me propagandë boshe!

Kur media humb etikën, nis fabrikimi i “lajmeve” për të shitur marrëzinë si informacion.
Një tjetër shembull sesi disa gazetarë përdorin ekranin për të ushqyer narrativat e pushtetit dhe jo të vërtetën që meriton publiku.

E gjithë ngjarja u demaskua dhe tashmë është e qartë:
Bllof mediatik për klikime, jo gazetari për qytetarët.

Shqipëria ka detyrimin moral dhe kombëtar që të vendosë shqiptarët të parët.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *