Nga Redaksia:
Media gjermane Deutsche Welle i ka kushtuar një artikull të posaçëm ndikimit të George Sorosit dhe Fondacionit “Shoqëria e Hapur” në vendet e ish-bllokut komunist. Në analizën e tyre, Shqipëria del si një nga rastet më të veçanta, ku Sorosi ka ndikuar më thellë se kudo tjetër, sidomos në reformën në drejtësi dhe transformimin institucional të vendit.
Shqipëria, rasti më i spikatur i ndikimit të Sorosit
Sipas Deutsche Welle, Shqipëria përbën një shembull unik në rajon, pasi ndikimi i Sorosit këtu është më i dukshëm dhe më i integruar në strukturat e pushtetit. Reforma në drejtësi – e paraqitur si historike – është një nga kolonat kryesore ku Fondacioni i Sorosit ka luajtur rol vendimtar.
DW thekson se në Shqipëri ekziston prej vitesh një narrativë anti-Soros, e cila përdoret kryesisht nga opozita, ndërsa qeveria dhe kryeministri Edi Rama e shmangin plotësisht këtë temë publikisht, pavarësisht bashkëpunimit të hershëm dhe të dokumentuar me Fondacionin “Shoqëria e Hapur”.
Opozita: Rama, “fanar ndriçues i Sorosizmit”
Deutsche Welle citon Partinë Demokratike, e cila akuzon Edi Ramën se që prej vitit 2013 është në aleancë të ngushtë me George Sorosin dhe djalin e tij, Alexander Soros. Sipas opozitës, reforma në drejtësi, reforma kushtetuese dhe ajo elektorale janë përdorur si mjet për të krijuar një pushtet afatgjatë dhe të pakontrolluar të Ramës.
Në analizën e DW, Rama përshkruhet si një lider që përdor metoda autoritare, duke e çuar vendin drejt një modeli të centralizuar pushteti, i cili përputhet me akuzat për ndikim Sorosian.
Bullgaria hap hetim për Sorosin – Shqipëria hesht
Artikulli i DW sjell në vëmendje edhe rastin e Bullgarisë, ku ndryshe nga Shqipëria, institucionet kanë reaguar. Me iniciativën e liderit të “Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë”, Dejan Peevski, parlamenti bullgar ka ngritur një komision ad hoc që do të hetojë aktivitetet e George dhe Alexander Sorosit, si edhe financimet që Fondacioni “Shoqëria e Hapur” u ka dhënë individëve dhe organizatave në vend.
Ndryshe nga Bullgaria, Hungaria apo vende të tjera që e kanë frenuar ndikimin e Sorosit, në Shqipëri kjo temë as nuk diskutohet nga qeveria.
Shqipëria, laborator i ndikimit Sorosian
Nga analiza e Deutsche Welle del qartë se Shqipëria është shndërruar në një laborator të politikave Sorosiane, ku:
- reforma në drejtësi u përdor si mjet kontrolli,
- balancat e pushtetit u dobësuan,
- institucionet u vendosën nën ndikim politik,
- qeveria e Ramës konsolidoi pushtetin përmes mekanizmave të mbështetur nga Sorosi.
Pikërisht për këtë arsye, DW thekson se kritika ndaj Sorosit në Shqipëri vjen vetëm nga opozita, ndërsa qeveria vazhdon të zbatojë politikat e tij pa asnjë kundërshti të brendshme.
Deutsche Welle konfirmon një realitet që në Shqipëri është trajtuar shpesh si “teori konspirative”:
George Soros ka pasur ndikim vendimtar në transformimin politik të Shqipërisë, dhe kjo është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën dhe strukturat e tij të pushtetit.
Ndërkohë që vendet fqinje po nisin hetime ndaj Sorosit, Shqipëria është përjashtimi i madh – vendi ku Sorosi ka depërtuar më thellë dhe ku ndikimi i tij mbetet i paprekur.
SHËNIM: E VËRTETA QË NUK FSHIHET MË!
Në Shqipëri prej vite e vite denoncohen lidhjet e Edi Ramës me filantropin anti-shqiptar George Soros.
Kushdo që ka dashur t’i mohojë, sot nuk ka më asnjë justifikim…
Kjo video flet më shumë se çdo fjalë, marrë nga AntiSoros TV
Janë fillimet e para, momentet ku Rama – Vuçiç – Soros ulen në të njëjtën tryezë, duke projektuar axhendën e tyre të përbashkët për rajonin… dhe mbi gjithçka, për Shqipërinë.
Është një rrjet i ndërtuar me kujdes, që sot ka kapur institucionet, politikën dhe mediat.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
