Nga Redaksia:
Administrata e presidentit Donald Trump ka dhënë udhëzime të reja për ambasadat amerikane, ku kërkohet që diplomatët të raportojnë “shkeljet e të drejtave të njeriut” në vendet e huaja. Kjo përfshin arrestimet ose hetimet për shprehjen e lirë, financimin shtetëror të aborteve dhe medikamenteve abortive, si dhe numrin total të aborteve vjetore.
Në kuadër të luftës kundër asaj që administrata Trump e quan “wokizëm”, ambasadat janë urdhëruar të monitorojnë vendet ku autoritetet:
- Nxisin ose financojnë abortin dhe medikamentet abortive.
- Lehtësojnë eutanasinë ose ndryshimin e gjinisë tek të miturit.
- Implementojnë politika të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes që mund të krijojnë trajtime të privilegjuara sipas racës, gjinisë ose klasës.
Shqipëria pritet të jetë një nga vendet që do të përfshihet në këto raporte për disa arsye:
- Politikat “woke” të financuara nga qeveria dhe organizatat ndërkombëtare
Shqipëria ka miratuar programe edukimi gjinor për të mitur, projekte për ndryshimin e gjinisë dhe nisma DEI (Diversitet, Barazi, Përfshirje), të cilat do të regjistrohen si shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut sipas standardeve amerikane. - Kriminalizimi i fjalës së lirë
Arrestimet dhe ndjekjet penale ndaj qytetarëve për shprehjet në rrjetet sociale apo presioni mbi median janë elementë që raporti amerikan i konsideron shkelje të lirisë së fjalës. - Financimi i aborteve dhe medikamenteve abortive
Programet shëndetësore të mbështetura nga qeveria që përfshijnë medikamente abortive do të jenë pjesë e vlerësimit amerikan. - Migracioni i paligjshëm
Shqipëria është korridor drejt vendeve të BE-së, dhe udhëzimet kërkojnë që ambasadat të raportojnë politikat që lehtësojnë migracionin e paligjshëm. - Ndërhyrjet e organizatave ndërkombëtare
Projektet e financuara nga Sorosi dhe organizata të tjera që ndikojnë në reformën në drejtësi dhe promovimin e axhendave progresiste mund të konsiderohen ndërhyrje që kufizojnë lirinë e fjalës dhe të fesë.
Fokus i ri i raportit të SHBA-ve
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, deklaroi se “përparimi i ideologjive të reja ka krijuar terren për shkelje të të drejtave të njeriut”. Raportet do të evidentojnë praktika si:
- Mutilimi kimik ose kirurgjikal i fëmijëve për ndryshimin e gjinisë.
- Kufizime ndaj lirisë së fjalës dhe të fesë.
- Politikat që diskriminojnë sipas racës, gjinisë ose klasës sociale.
- Presioni për të kryer eutanasinë ose përfshirja në programe të detyruara.
- Akte antisemitizmi dhe politika të migracionit të paligjshëm.
Ndërkohë, raporti global i të drejtave të njeriut i publikuar në gusht kishte shfaqur ndryshime të dukshme, duke eliminuar seksionet tradicionale për të drejtat LGTBI dhe korrupsionin, si reflektim i fokusit të ri të administratës Trump.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
