VIDEO: A po përgatitet për arrati Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku?

Nga Tirana në Bernë… apo drejt “strehës së fundit”?

Nga Redaksia:

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shfaqur këtë të premte në Zvicër, duke udhëtuar me tren në linjën Zyrih–Bernë, nën pretekstin e një “takimi zyrtar” me homologun zviceran për zhvillimin e transportit hekurudhor.

Por ndërkohë që ajo “shijon efikasitetin e hekurudhës zvicerane”, Tirana zien nga zërat e fortë se Balluku është thirrur të hënën në SPAK, në kuadër të hetimeve për aferat e mëdha në tenderat publikë, koncesionet dhe projektet e infrastrukturës.

Kujtojmë se ministrja është përmendur në disa dosje të ndjeshme që lidhen me abuzime në tenderat e rrugëve, hekurudhave dhe energjisë, si dhe në raportet e auditimeve ndërkombëtare ku janë konstatuar parregullsi të rënda.
Prandaj, “rastësia” e këtij udhëtimi në Zvicër, pikërisht pak ditë para se ajo të përballet me hetuesit e SPAK, ka ngritur shumë dyshime në opinionin publik.

Në një video të shpërndarë nga vetë Balluku, ajo deklaron:

“Sot, jemi në udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Hekurudhës Shqiptare për një takim bilateral me ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin këtu në Zvicër…”

Mirëpo për qytetarët shqiptarë, të lodhur nga propaganda qeveritare dhe “turizmat institucionalë”, këto fjalë duken si një tentativë për t’u justifikuar publikisht, ndërsa nën dritën e zhvillimeve të fundit, çdo lëvizje jashtë vendit nga një zyrtar i nivelit të lartë shihet me dyshim.

Në rrjetet sociale, qarkullojnë komente ironike:

“Po shkon të shohë si funksionon hekurudha zvicerane, se ndoshta nga aty do të marrë trenin e fundit për arrati.”

Nëse thirrja në SPAK të hënën është e vërtetë, do të jetë hera e parë që një zëvendëskryeministre e qeverisë Rama përballet drejtpërdrejt me drejtësinë, një zhvillim që mund të hapë një kapitull të ri në hetimet për korrupsionin e lartë shtetëror.

Për momentin, Balluku “shëtit me tren” në Zvicër, ndërsa populli shqiptar pret me ankth të hënën për të parë nëse ky udhëtim është vërtet zyrtar… apo udhëtimi i fundit i një zyrtareje drejt drejtësisë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *