Policia gjermane “në luftë” me ushtrinë – qëllon mbi ushtarin e vet në mes të stërvitjes!

Nga Redaksia:

Në Gjermani duket se bashkëpunimi mes institucioneve është bërë aq “i fortë”, sa tani po qëllojnë njëri-tjetrin!

Një ngjarje e çuditshme ka tronditur qytetin e vogël Altenerding (Bavaria), ku policia gjermane ka qëlluar me armë ndaj një ushtari të Bundeswehrit, duke e plagosur gjatë një “operacioni të gjerë” në rrugën Hohenlindener Straße.

Gjithçka nisi kur qytetarë të shqetësuar raportuan një “person të armatosur”. Policia reagoi menjëherë, mobilizoi forcat, thirri edhe helikopterin, dhe… qëlloi.
Vetëm më pas kuptuan se “armikun” e kishin nga të vetët – një ushtar gjerman në stërvitje zyrtare!

Ekspertët e Policisë Kriminale tani po hetojnë incidentin, ndërsa Bundeswehr po “bashkëpunon ngushtë” për të kuptuar se si policia arriti të bëjë stërvitje reale mbi ushtarin e saj.

Fatmirësisht, ushtari u plagos lehtë dhe është jashtë rrezikut.
Por pas kësaj, shumëkush po pyet me ironi:
“Nëse këta s’kuptohen mes veti, ç’do ndodhë po të ketë ndonjë sulm të vërtetë?”

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *