Hamasi është një lëvizje nacionaliste islamiste palestineze që doli si krahu politik dhe ushtarak i degës palestineze të Vëllazërisë Myslimane. Ai mbetet i rrënjosur fort në degën palestineze, dhe veçanërisht në degën e Gazës, të Vëllazërisë Myslimane.
Nga Redaksia:
Në Rripin e Gazës, terrori i Hamasit ndaj vetë palestinezëve po merr përmasa gjithnjë e më të frikshme. Pas ekzekutimeve publike të kundërshtarëve të tyre më 13 dhe 14 tetor, organizata terroriste po përdor metoda edhe më çnjerëzore ndaj popullsisë civile – si thyerja e këmbëve të viktimave me shufra hekuri dhe tortura publike.

Pamjet tronditëse, të verifikuara nga CNN, tregojnë militantë të maskuar të Hamasit që ekzekutojnë tetë burra në rrugët e qytetit të Gazës, të akuzuar pa prova për “bashkëpunim me Izraelin”. Këto krime janë dënuar edhe nga Autoriteti Palestinez dhe Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut në Palestinë (CIDH), i cili i quajti “shkelje të rënda morale dhe ligjore”. Madje edhe komanda ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme i kërkoi Hamasit të ndalojë dhunën ndaj civilëve dhe të çarmatoset menjëherë.
Por, pavarësisht këtyre denoncimeve, mizoritë vazhdojnë. Sipas “Daily Mail”, militantët e Hamasit janë filmuar duke thyer gjunjët e civilëve të lidhur dhe duke i goditur me shufra hekuri – një terror sistematik për të mbajtur frikën dhe kontrollin mbi popullin gazat.
Ndërkohë, ata që deri dje protestonin në Londër e qytete të tjera perëndimore me parrulla “Free Palestine”, sot heshtin për krimet e Hamasit ndaj vetë palestinezëve. Organizatat që qëndrojnë pas këtyre protestave – si “Coalición Palestina”, “Friends of Al-Aqsa”, dhe “Palestine Solidarity Campaign” – kanë lidhje ideologjike dhe politike me grupime radikale islamike, përfshirë edhe vetë Hamasin.
Këta “aktivistë” nuk flasin për viktimat palestineze të terrorit të Hamasit, sepse për ta “kauza palestineze” është thjesht një instrument politik kundër Perëndimit dhe Izraelit, jo një mbrojtje e jetës dhe dinjitetit të vetë palestinezëve.
Pyetja mbetet e hapur:
Ku janë tani “pro-palestinezët” që dikur mbushnin rrugët me flamuj e parulla? Pse nuk kërkojnë që Hamasi të japë llogari për krimet ndaj popullit të vet?
Mizoritë e Hamasit janë plagë e hapur në trupin e Palestinës, dhe heshtja e “aktivistëve” është bashkëfajësi. /CNN
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
