Nga Redaksia:
Një tjetër shfaqje propagandistike po përgatitet në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të prezantojë kryebashkiakun në ikje të New York-ut, Eric Adams, si “njeriun e afërt me Donald Trump”, për të krijuar përshtypjen e një afrimi me administratën republikane amerikane.
Por e vërteta është krejt tjetër. Eric Adams është një prej figurave të lidhura ngushtë me rrjetin e George Sorosit, po atë rrjet që për dekada ka ushqyer kaosin politik, moral dhe institucional në shumë vende, përfshirë Shqipërinë.
Adams, i cili nuk kandidon më për një mandat tjetër dhe ndodhet në fund të karrierës politike për shkak të skandaleve të shumta dhe hetimeve federale, ka qenë mbështetur fuqishëm nga organizatat e financuara nga Soros në New York. Dhe është pikërisht kjo arsyeja pse ai ndodhet sot në Tiranë – jo për ndonjë “bashkëpunim institucional”, por për të shfaqur solidaritet me një tjetër figurë të rrjetit Sorosian: Edi Ramën.
Pyetja që shtrohet me të drejtë është:
A është Eric Adams i shoqëruar në Tiranë nga zonja Nancy VanHorn, një emër i lidhur me lobet politike që veprojnë në hije mes Shqipërisë dhe SHBA-së?
Nëse po, atëherë kjo vizitë merr një tjetër kuptim: një operacion imazhi për të shpëtuar fytyrën e Ramës në arenën ndërkombëtare, pikërisht në momentin kur vëllai i tij, Olsi Rama, është nën hetim dhe me pasuri të bllokuara në SHBA.
Edi Rama po tenton të manipulojë opinionin publik shqiptar, duke paraqitur një figurë të majtë e të korruptuar si “njeri të Trumpit”, në një kohë kur ai vetë është një ndër instrumentet më të zellshme të George Sorosit në Ballkan.
Kjo përpjekje për të gënjyer sërish opinionin ndërkombëtar tregon se Rama ka kaluar vijën e kuqe. Ai nuk po luan më vetëm me propagandë, por po hyn në territor të rrezikshëm ligjor – atë të mashtrimit diplomatik dhe lobimit të paligjshëm.
Burime pranë diasporës shqiptare në SHBA thonë se hetimet ndaj familjes Rama janë të avancuara, veçanërisht për pasuritë dhe aktivitetet e Olsi Ramës në territorin amerikan.
Në vend që të merret me hallet e shqiptarëve, Edi Rama po kërkon të shpëtojë veten dhe rrjetin e tij sorosian, duke përdorur çdo figurë të konsumuar të majtës amerikane për të dhënë përshtypjen e një mbështetjeje që nuk ekziston më.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.