Nga RedI Minga:
Një sondazh i publikuar nga portali JOQ Albania ka tronditur opinionin publik: 73% e shqiptarëve janë në anën e qytetarit që reagoi ndaj gjyqtarit, ndërsa vetëm 27% u shprehën se “dhuna nuk është opsion”.
Kjo nuk është thjesht një shifër. Është aktakuza më e rëndë ndaj sistemit të drejtësisë dhe politikës që e ka kapur atë.
Në thelb, shqiptarët nuk po mbështesin dhunën – ata po shpërthejnë nga padrejtësia e akumuluar për dekada. Një drejtësi që i mbron të pasurit, oligarkët, pushtetarët dhe të korruptuarit, ndërsa i varfëri dënohet edhe për një faturë dritash.
Ky shpërthim popullor tregon se besimi ndaj gjykatave dhe sistemit të drejtësisë është në pikën zero.

Kush e vrau vërtet gjyqtarin?
Nëse e analizojmë me kujdes, nuk ishte qytetari që vrau gjyqtarin – ishte vetë sistemi rilindas që e vrau drejtësinë.
Një sistem i mbështetur nga rrjeti Sorosian, që për vite të tëra ka futur në çdo hallkë të shtetit njerëz të kontrolluar, të varur dhe të përulur para interesave të jashtme.
Këta janë ata që sot quhen “magjistratë të reformës në drejtësi” – por në fakt janë nëpunës të bindur të një strukture politike që mbron pushtetin e Edi Ramës dhe miqtë e tij ndërkombëtarë.
Populli kundër padrejtësisë
73% e shqiptarëve që janë me qytetarin, në fakt, po thonë me zë të lartë:
“Mjaft më me gjyqtarë që gjykojnë sipas porosive të partisë!”
“Mjaft më me drejtësi që shitet për euro dhe pushtet!”
Kjo është revolta morale e një populli të mashtruar, që e ndjen çdo ditë se nuk ka asnjë derë ku të trokasë për drejtësi.
Kur durimi arrin kufirin, shpërthimi është i pashmangshëm.
Rilindja dhe “drejtësia e saj” po marrin fund
Ky rast nuk është i izoluar. Ai është simboli i kolapsit total të sistemit rilindas – një sistem që për 12 vite me radhë ka përdorur drejtësinë si armë politike, jo si mbrojtëse të qytetarit.
Në fund, kur populli nuk gjen më drejtësi në gjykata, ai e kërkon në rrugë. Dhe kjo është ajo që po ndodh.
PatriotikMedia.al do të vijojë të zbulojë rrënjët e këtij sistemi të kalbur, që e ka kthyer drejtësinë shqiptare në një instrument të Rilindjes Sorosiane.
Sepse e vërteta nuk mund të heshtet më.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.