Nga Redaksia:
Kryeministri Edi Rama, mjeshtër i artit të propagandës, ka shpikur tani edhe një “ministre fantazmë” me emrin Diella, e cila sipas tij paska ndërvepruar me 1 milion qytetarë. Ndoshta herën tjetër do të thotë se edhe alienët kanë hyrë të pyesin për legalizimet.
Nga Kopenhageni, Rama deklaroi se përdorimi i inteligjencës artificiale është një gjë e re dhe normale të përballet me kritika. Në fakt, e re nuk është asgjë – ajo që është e përhershme është zakoni i tij për t’u fshehur pas mashtrimeve me shifra të fryra.
Sipas Kryeministrit, Diella ka filluar si asistente virtuale, ka biseduar “ngushtë” me 1 milion persona, ka digjitalizuar 1 milion dokumente, dhe tani po përgatitet të marrë edhe tenderat publikë. Me këtë ritëm, shumë shpejt Diella do të bëhet edhe president, edhe ambasador, edhe arkitekt i rilindjes së tretë.
Rama madje pranoi me plot “modesti” se nuk është më i zgjuar se algoritmet. Këtu të paktën nuk e kundërshton askush. Por fatkeqësia e shqiptarëve është se fati i tyre nuk varet nga një algoritëm pa emocione, por nga një kryeministër që e shndërron çdo mashtrim në “sukses kombëtar”.
Në vend që të flasë për hallet reale të qytetarëve – çmimet, varfërinë, ikjen masive – Rama i ngushëllon me një ministre imagjinare që jeton në serverë, por që çuditërisht numëron miliona të panumërt. Propaganda digjitale tani ka emër: Diella.
Dhe kështu, kalvari i mashtrimeve të Ramës vazhdon, këtë herë jo me premtime për 300 mijë vende pune apo shëndetësi falas, por me një “kukull elektronike” që qeveris vetëm në statistikat e tij.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.