Nga Fatmir Merkoçi:
Është e ditur që të tjerët të duan për interes. Është po aq e ditur që tallen me ty kur nuk je i zoti të bësh gjë vetë. Por më e keqja është edhe më e rëndë: kur qeveria dhe një idiot noterik që mban postin e Kryeministrit tallen me popullin e vet.
Sot nuk mund të themi më se “minuku i koridoreve” thjesht po tallet me njerëzit. Ai ka arritur të ndërtojë një Mafia-Shtet, duke monopolizuar çdo sektor të vendit. Dhe kjo nuk ndodhi sepse ky Kryeministër ka aftësi të veçanta drejtuese, por sepse pas tij qëndron organizata masonike, në dakordësi të plotë me Sorosin.
Të gjitha shtetet shohin vetëm interesat e tyre. Për ta, Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse “kavie eksperimentale”. Kur kanë interes, ata ndërhyjnë hapur në punët tona të brendshme – madje deri në përcaktimin se kush do ta drejtojë vendin. Dhe sa herë që njeriu i tyre del jashtë kontrollit, ata e zëvendësojnë me një tjetër, sërish të tyre.
Bota nuk reagoi ndaj diktaturës në Shqipëri. Nuk pyeti kur shkeleshin të drejtat e njeriut. Shqipërinë e lanë si etaloni i një diktature në Europë. Populli jetoi nën terror shtetëror, i frikësuar dhe i zhytur në varfëri kolektive.
Sot, në të ashtuquajturën “demokraci”, populli është “i lirë”: mund të protestojë, të revoltohet kundër qeverisë dhe “minukut të koridoreve”. Por nuk e bën. Ka mbetur vetëm tek fjalët, thashethemet dhe propaganda mediatike. Ata që ishin dje, janë edhe sot. Frika vazhdon, varfëria vazhdon, humbja e dinjitetit po ashtu – dhe prapë populli nuk reagon.
Edhe opozita është kthyer në një farsë: pa bosht, pa frymë, pa qëndrueshmëri. Deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin “farsë elektorale”, por megjithatë pranon të marrë mandatet e asaj farse. Madje, e mbushur me njerëz të Sorosit dhe me figura me të kaluar të errët, ajo nuk përfaqëson asgjë tjetër përveçse një shtojcë të sistemit.
Populli i di të gjitha këto. I sheh, i njeh. Por përsëri nuk ndërgjegjësohet për të reaguar. Në fakt, kemi arritur në pikën ku tallja më e madhe është ajo me vetveten. Kjo është më e rënda, sepse shkatërron orientimin, identitetin dhe moralin kombëtar. Tallja me veten madje është kthyer edhe në humor kolektiv.
E gjithë kjo është pasojë e deformimit që solli sistemi diktatorial. Sot, fajin nuk mund ta hedhim tek populli, as tek pafuqia e tij, por tek Mafia-Shtet që u ngrit dhe u kristalizua nga “minuku i koridoreve”.
Kjo situatë tregon qartë se në Shqipëri nuk ka më të djathtë të vërtetë, nuk ka kush të ngrejë lart ndjenjën kombëtare. Konservatorizmin e paraqesin si diçka arkaike, të prapambetur, sepse ata nuk duan Zot, Komb dhe Familje – shtyllat e të djathtës konservatore. Ata nuk duan elitë, por vetëm shthurje, degjenerim dhe varfëri. Ata duan që Shqipëria të mbetet një “maternitet refugjatësh”, duke zbatuar me përpikmëri planin sorosian. Dhe fatkeqësisht, deri tani ia kanë arritur qëllimit.
Por çdo gjë ka një fund. Dhe fundi i tyre duket se po troket. Lufta brenda llojit do t’i mbyllë me zullumin e vet. Zoti është i pamëshirshëm për të pamëshirshmit.
Kujdes nga spiunët!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.