Nga Redi Minga:
Në Shqipëri, për më shumë se tre dekada, USAID dhe Fondacioni Soros kanë luajtur rolin e padronëve të “shoqërisë civile”. Pas fasadës së projekteve, trajnimeve dhe konferencave me llafe boshe, qëndron një listë pagash marramendëse ku shkojnë milionat e dollarëve të taksapaguesve amerikanë dhe fondet që kontrollohen nga rrjeti global i George Soros.
Një listë e publikuar së fundmi në media tregon qartë realitetin: nga 187 mijë lekë deri në 3.1 milionë lekë të reja në muaj është vargu i pagave të drejtuesve dhe punonjësve të OJQ-ve që ushqehen me paratë e huaja. Kryeson padyshim Fondacioni Soros, ku drejtori ekzekutiv Andi Dobrushi merr plot 31 mijë euro në muaj, ose rreth 370 mijë dollarë në vit – një shifër që asnjë ministër shqiptar, asnjë drejtues i ndershëm shteti nuk e ka parë ndonjëherë.
1- Për kë shkojnë këto miliona?
2- Çfarë ka përfituar realisht qytetari shqiptar nga këto projekte?
3- Apo thjesht janë financuar rrjete klienteliste, militantë dhe propagandistë që mbajnë në këmbë pushtetin e partive antikombëtare?
Këto pyetje marrin një përgjigje të thjeshtë: asgjë nuk ka fituar Shqipëria. Përkundrazi, me paratë e huaja janë blerë mendjet, është deformuar shoqëria dhe është shtypur zëri i së vërtetës.
Jo rastësisht, bashkëpunëtorët e ish-presidentit amerikan Donald Trump e kanë cilësuar USAID-in si një “organizatë kriminale” dhe si “financuese të OJQ-ve të së majtës radikale”. Vendimi për të bllokuar fondet është një goditje e drejtë dhe e merituar ndaj këtij sistemi që për 35 vite ka shërbyer jo për shqiptarët, por kundër tyre.
Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët duhet ta kuptojnë:
Fondet e USAID dhe Soros nuk kanë qenë asnjëherë për zhvillimin e Shqipërisë.
Ato kanë qenë “lista-pagash” për disa dhjetëra “aktivistë” të privilegjuar që jetojnë në luks, ndërsa populli përballet me varfëri, emigrim dhe padrejtësi.
Shqipëria fitoi vetëm një gjë nga ky vendim: shkëputjen nga zinxhirët e financimeve të pista dhe demaskimin e rrjeteve që kanë jetuar mbi kurrizin e shqiptarëve.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.