“Kosova nuk është plaçkë që ndahet me thonj”…

Nga Çun Lajçi:

Çun Lajçi është një nga figurat më të dashura të artit dhe kulturës shqiptare. I njohur si aktor, poet dhe shkrimtar, ai gjithmonë ka qenë zëri i ndërgjegjes që flet hapur për plagët e shoqërisë sonë. Me fjalën e tij të drejtë, të pastër dhe të ngrohtë, Lajçi ka goditur gjithnjë padrejtësitë dhe veset që po gërryejnë kombin tonë.
Në shkrimin e mëposhtëm, ai ngre një thirrje të dhimbshme e të ndershme ndaj politikanëve dhe shqiptarëve që njollosin njëri-tjetrin me sharje e smirë, duke harruar sakrificën e brezave që dhanë gjithçka për këtë tokë.

Titulli origjinal: Si nuk iu vjen turp?

Të njollosni njëri-tjetrin me fjalor rrugaçësh, pa dije, pa fakte, pa edukatë!
Unë, që hesht mbi libra në rrugët e këtij atdheu, turpërohem kur shoh se si helmi juaj derdhet mbi njëri tjetrin si ujë i zi që s’ka fund.

S”mira juaj më tmerron, poshtërsitë që i mbuloni me petka të grisura më neveritin. Dhe s’kam si të mos përsëris fjalën e dhimbshme të At Zef Pllumit:
“E keqja e shqiptarëve vjen vetëm prej shqiptarëve.”

A mendoni se ka kush që ende ju beson?

Çdo minutë lexojmë shpifjet tuaja, sharjet tuaja, mllefin tuaj të verbër. Ju silleni sikur ne s’ju kemi parë kurrë, sikur jetuat në një botë tjetër, sikur ishit të padukshëm për historinë.

Hiqni dorë nga inatet, ndalni urinë e pangopur për pushtet!

Atdheu s’i duron vajtimet tuaja të rreme, ulërimat e etjes suaj për karrige. Kosova nuk është plaçkë që ndahet me thonj. Lirinë nuk e sollët vetëm ju, luftën nuk e bëtë vetëm ju. Gjakun për këtë tokë nuk e derdhët vetëm ju.

Baballarët tuaj, gjyshërit tuaj, e vaditën këtë tokë me mund e me gjak, që ju të rriteshit të lirë e ta nderonit atë sakrificë. Dhe çfarë bëni sot? Shkelni mbi atë gjak si mbi baltë, e ia shisni erës së zezë të smirës dhe epshit.

Mendoni: kush do t’ju mallkojë më shumë nesër — historia apo fëmijët tuaj?

Çun Lajçi, zëri i ndërgjegjes kombëtare

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

More From Author

Satirë: “Treni i të Marrëve” dhe shqiptarët që hyjnë vetë në rresht pas Edvin Sorosit …

Presidenti Trump i gatshëm të “përdorë gjithë fuqinë” kundër regjimit të Maduro-s dhe karteleve të drogës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *