Nga Fatmir Merkoçi:
Pas takimit me Putinin, Trump do të zhvillojë një takim të lajmëruar me Zelenskin në Amerikë. Në këtë udhëtim, Zelenski do të shoqërohet nga “krushqit” europianë. Trump e bën këtë takim për të konfirmuar kërkesat e Putinit dhe për të vënë pikat mbi “i”.
Europianët, të pafuqishëm për të qenë faktor kyç në konfliktet në kontinentin e tyre, ngrejnë pretendimin “adoleshent”: “Po shkojmë në Amerikë për të treguar mbështetjen ndaj Zelenskit”.
Pse vallë është kaq i emocionuar Zelenski nga ky takim? Jo për forcën e Europës, por për mungesën e një lideri europian. Mungesa e një diplomacie serioze dhe e diplomatëve të kalibrit europian e ka sjellë situatën në këtë pikë, ku veprimet duken foshnjarake.

Duhet kuptuar se konflikti Rusi-Ukrainë nisi nën Bidenin. Ishte pikërisht Biden dhe kjo Europë që kërkuan – apo pranuan – futjen e Ukrainës në NATO. A ishte kjo politikë e menduar mirë dhe e qartë për pasojat? Absolutisht jo. “Krushqit” europianë që sot shoqërojnë Zelenskin, as nuk e kishin menduar këtë skenar. Ata iu bindën verbërisht strategjisë sorosiane, sepse edhe qeveritë e tyre janë po sorosiane.
Trump nuk tundohet nga krushqit europianë. Ai do të ndjekë strategjinë e tij dhe madje mund të shkojë deri aty sa, përveç fajësimit të Bidenit, të fajësojë edhe qeveritë e Europës, veçanërisht ato që janë pjesë e NATO-s. Trump nuk mund të pranojë idenë se Amerika nuk kishte forcën për të ndaluar këtë luftë. Lufta Ukrainë-Rusi ka qenë më shumë e stisur nga sorosianët sesa një konflikt real e i pazgjidhshëm.
Krushqit europianë shkojnë në Amerikë jo si negociatorë, por si fajtorë për mos shuarjen e kësaj lufte. Ata nuk kanë pse shkojnë, sepse nuk është as samit i BE-së, as mbledhje europiane. Shfaqen të dobët politikisht e diplomatikisht, duke treguar mungesë të theksuar të strategjisë. Me këtë veprim, vizioni i tyre bie në nivelin e shoqatave – aq sa në vend që të negociojnë, mund të protestojnë para Kapitolit. Asgjë më shumë nuk munden të bëjnë.
Me vendet e Europës, Trump do të ketë takime bilaterale. Dhe kjo jo vetëm për Ukrainën, por për përgjegjësitë që duhet të mbajë vetë Europa. Të gjitha deklaratat e Trump dhe të DASH tregojnë se Amerika kërkon një politikë përgjegjëse: çdo konflikt nuk do të zgjidhet nga SHBA dhe çdo faturë nuk do të bjerë mbi taksapaguesit amerikanë. Europa dhe bota duhet ta kuptojnë se Trump ka ardhur me një vizion tjetër – luftën kundër Sorosit, sovranitetin kombëtar dhe zgjidhjen e konflikteve brenda shteteve.
Por Europa e indoktrinuar nga politika sorosiane ose nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton. Nëse kërkon mbështetjen e Trump, gjëja e parë do të ishte nxjerrja jashtë e Sorosit dhe abrogimi i ligjeve për LGBTQI. Pa këtë, mbështetje nuk do të ketë. Nëse duan realisht që Trump të jetë me ta, Europa duhet të mbështetet tek Zoti, Kombi dhe Familja. Kështu ruhet edhe sovraniteti.
Por kjo Europë prej dekadash ecën vetëm me propagandë: me teorinë e globalizmit, të “shoqërisë së hapur” dhe të “shoqërisë civile”. Europa është kthyer në vasalitetin e Sorosit, dhe shembulli më tipik është Shqipëria.
Madje do të thoja: si nuk e morën me vete edhe “ministrin e koridoreve”? Vetëm për të dalë në media e për të përsëritur se Trump është e keqja e Amerikës dhe botës.
Pas takimit Putin–Zelenski, krushqit europianë do të vërsulen me propagandën e tyre të zakonshme. Do të nxjerrin teoritë e tyre boshe, por gjithmonë pa zgjidhje dhe pa forcë dominuese.
Të presim e të shohim.
Kujdes spiunët…
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.