Nga Dr. Adil Mustafa:
Marrëveshja Ndërkombëtare e Ohrit, e nënshkruar në vitin 2001, u prezantua si një akt historik për barazi mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut. Me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, premtimi ishte i qartë: dy komunitetet më të mëdha në vend do të gëzonin të drejta të barabarta institucionale dhe shtetërore.
Por çfarë ndodhi në realitet?

Kjo marrëveshje u kthye në një vegël pushteti për një grusht politikanësh shqiptarë, me në krye Ali Ahmetin dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët e përdorën për të ardhur në pushtet dhe për t’u ngjitur aty mbi dy dekada – asgjë më shumë.
Festat e poshtërimit
Çdo vit, përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit kthehet në një spektakël mashtrues. Partitë shqiptare në pushtet e shesin si “festi barazie” atë që është në fakt një ceremoni varrimi për të drejtat e shqiptarëve. Edhe ceremonia e fundit, me simfoni dhe dajre, më shumë ngjante me një vajtim kombëtar sesa me një ditë fitoreje. E vërteta është se kjo marrëveshje u varros që në vitin 2004, kur përfundoi afati i zbatimit të saj.
Politikanët që tradhtuan gjakun e dëshmorëve
Në emër të kësaj marrëveshjeje, shqiptarët dhanë gjak, ranë dëshmorë, lanë nëna me të zeza dhe sakrifikuan për liri. Por në vend të lirisë, një parti që u ngrit mbi gjakun e luftës doli dhe deklaroi:
“Maqedonia është atdheu im… unë e shpëtova ndarjen e Maqedonisë” – Ali Ahmeti
Atëherë, për çfarë luftuan djemtë dhe vajzat shqiptare? Vetëm që një grup njerëzish të pasurohej dhe të shitej si “shpëtimtar” ndërkohë që poshtëronte çdo të drejtë legjitime të shqiptarëve?
Pushteti që solli varfëri, jo barazi
Këto 24 vite, pushteti u përdor për:
Burgosjen dhe vrasjen e ish-ushtarëve të UÇK-së (Komandant Kushtimit, Ilirit dhe dhjetëra të tjerëve)
Nënshtrimin e popullit shqiptar dhe varfërimin e bujkut, punëtorit, mjekut, arsimtarit e biznesmenit
Largimin e rinisë drejt emigracionit
Pasurimin e një grushti njerëzish dhe mbrojtjen e familjarëve të tyre nga drejtësia
Pasojat? Hajni, plaçkitje, diskriminim, burgosje politike, shkelje të gjuhës shqipe, mohimi i simboleve, mungesë zhvillimi dhe shpopullim i trojeve shqiptare.
VLEN dhe BDI – dy faqe të së njëjtës medalje
Partia VLEN bën deklarata boshe për Marrëveshjen e Ohrit, por nuk e thotë të vërtetën: ajo marrëveshje nuk ka më asnjë kuptim. Pa një marrëveshje të re historike që garanton të drejta të barabarta reale, shteti multietnik nuk mund të ekzistojë.
Nga ana tjetër, BDI-ja e Ali Ahmetit vazhdon ta përdorë MO-në si kartë politike për të mbajtur karriget e pushtetit.
Ku janë premtimet e Marrëveshjes së Ohrit?
Decentralizimi i pushtetit? Nuk ekziston!
Ndryshimi i preambulës? Nuk u bë!
Ligji i barabartë për ushtarët e UÇK-së dhe të ashtuquajturit “branitella”? Jo!
Zhvillimi ekonomik? Përkundrazi, kemi ikje masive nga vendlindja!
Gjuha shqipe e respektuar? Edhe në autostradën Kërçovë–Ohër u përdhos publikisht!
Mesazhi për politikanët
Ej ju politikanë mjeranë, mos e përmendni më Marrëveshjen e Ohrit! Ajo është kthyer në një marrëveshje poshtërimi kombëtar. Mos u mburrni me gjakun e dëshmorëve për të cilin nuk bëtë asgjë.
Nëse keni guxim, dilni e thuani të vërtetën maqedonasve:
Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut dhe Aleksandrit të Madh, kemi gjuhën më të lashtë dhe nuk mund të poshtërohemi.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.