9 Aug 2025, Sat

Alarm për çdo shqiptar: Shqipëria po u shitet Sheikëve – Rama po e shet Atdheun me dyer të mbyllura?

Nga Redaksia PatriotikMedia.al

Një alarm i fortë është ngritur në rrjetet sociale nga shqiptaro-amerikania Evi Kokalari, e cila ka denoncuar hapur se Shqipëria po i shitet sheikëve të Emirateve të Bashkuara Arabe, me bekimin e vetë Kryeministrit Edi Rama.

Vizitat e njëpasnjëshme të figurave më të larta të Emirateve në Tiranë, të zhvilluara në heshtje dhe pa transparencë publike, janë sinjal i qartë se marrëveshje të rëndësishme po bëhen pas dyerve të mbyllura. Shqipëria rrezikon të kthehet në pronë private, ku qytetarët nuk kanë më as fjalë, as tokë.

Tirana u bë sërish skenë e një vizite të bujshme, por mjaft enigmatike. Në një foto të shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale, shfaqen dy figura shumë të rëndësishme nga Emiratet e Bashkuara Arabe: në të bardha, Khaldoon Al Mubarak, CEO i fondit gjigand të investimeve Mubadala, dhe pranë tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Por ajo që ngre më shumë shqetësim është prania në Shqipëri – për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër – e vetë Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Emirateve dhe një nga njerëzit më me ndikim në botën arabe dhe më gjerë. Një vizitë që nuk ka marrë as jehonën mediatike që meriton, e që është mbuluar me një heshtje të frikshme nga institucionet zyrtare shqiptare.

Çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura të qeverisë?

Këto vizita nuk janë thjesht kortezi diplomatike. Prania e Khaldoon Al Mubarak, një figurë kyçe e botës së financës globale, nënkupton qartë se në Tiranë po negociohen marrëveshje të mëdha, të cilat nuk po bëhen me transparencë dhe nuk po kalojnë nëpër filtrat institucionalë të një vendi demokratik.

Kujtojmë se Mubadala kontrollon miliarda dollarë pasuri dhe ka investime strategjike në teknologji, energji, shëndetësi, turizëm dhe infrastrukturë në të gjithë globin. Nëse një figurë e tillë ndodhet në Shqipëri, atëherë është e qartë: qeveria shqiptare ka hapur dyert për shitje masive të aseteve kombëtare.

A është Shqipëria në rrezik të kthehet në pronë private?

Këto zhvillime po ndodhin në një kohë kur qytetarët shqiptarë përballen me papunësi, shpopullim, korrupsion galopant dhe mungesë të theksuar të shpresës. Ndërkohë, qeveria e Edi Ramës duket se po funksionon si një “kompani e vetme”, ku ai është CEO, aksioner dhe përfitues i vetëm, ndërsa vendi po i paraqitet investitorëve të huaj si një “truall bosh” për shitje me çmime qesharake.

Pse duhet të alarmohemi?

Fakti që Mohamed bin Zayed dhe Khaldoon Al Mubarak ndodhen në Tiranë për një vizitë jozyrtare, të pazbuluar nga kanalet zyrtare të shtetit, është një sinjal alarmi për çdo shqiptar që ka ende shpresë tek sovraniteti ekonomik dhe politik i vendit.

Kjo nuk është thjesht diplomaci apo bashkëpunim ekonomik. Kjo është kapitullim total i shtetit ndaj interesave të huaja, në një kohë kur çdo vend serioz në Europë e në botë po mbron me fanatizëm burimet e veta strategjike.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *