9 Aug 2025, Sat

Altin Goxhaj – Avokati që nuk u’a lypi, ndaj nuk mori votën!

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Në një vend ku politika është kthyer në estradë, Altin Goxhaj guxoi të hyjë me seriozitet. Me një platformë të qartë antisorosiste, nacionaliste dhe me guximin për të thënë të vërtetën në sy, Tini nuk erdhi t’i përkëdhelë votuesit me pallavra. Erdhi si avokat i popullit, jo si “kodoshi i sistemit”.

Por çfarë ndodhi? Votuesit – ata që shanin Sorosin në Facebook ditën dhe pinin kafe me Tikun e Sorosit natën – zgjodhën “Tikun që ua lypi mirë”, jo Tin-in që u tregoi të vërtetën drejt e në sy. Dhe kur Tiku u mbars me propagandë, polli… Zeqirin Deputet!

A e dini kush është Zeqiri? Është simboli i dështimit të votës shqiptare. Një karikaturë politike që nuk do e njihnin as në fshatin e vet, po s’qe për listat e mbushura si tavë kosi nga Tiku i komanduar. Një figurë që lindi jo nga meritokracia, por nga mashtrimi. Po hajde tani gëzojeni Zeqirin, se këtë e kërkuat me dorën tuaj – ju që menduat se do sillnit ndryshim me “Tikun që dinte me jua lyp”.

Ndërkohë, Altin Goxhaj nuk bërtiste për t’u pëlqyer. Ai fliste për të zgjuar. Ai nuk premtonte vende pune, tendera dhe as takime me ambasada. Ai fliste për një Shqipëri sovrane, për një popull që të mos ulet më në gjunjë. Por ja që për shumëkënd, më e rëndësishme doli “Tik Tok-u politik”, jo platforma kombëtare.

Dhe sot, Karma e ka marrë timonin. Tini AntiSoros sheh me ironi sesi votuesit e mashtruar po hanë me lugë bosh “reformën” që ua gatuajti Tiku i Sorosit me Zeqirin brenda.

Në fund, historia do e thotë thjesht: Kur shqiptarët nuk votuan avokatin që i mbrojti, përfunduan me deputetë që nuk dinë as veten të mbrojnë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *