9 Aug 2025, Sat

Departamenti i Shtetit SHBA flak në rrugë Yuri Kim – Spastrimi më i madh që nga lufta e ftohtë …

Nga Redaksia PatriotikMedia.al

Nëse mendonit se vetëm në Shqipëri ndodhin “spastrimet politike”, mendoni sërish! Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të bëjë “pastrimin e pranverës verore”, duke flakur në rrugë mbi 1,300 punonjës, mes tyre edhe figurën “famëkeqe” për shqiptarët – Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, e njohur për ndërhyrjet e saj të paautorizuara në politikën shqiptare.

Në një protestë të zhvilluar ditët e fundit përpara godinës së Departamentit, Yuri Kim është parë, duke protestuar kundër vendimit që, sipas saj, “dëmton strukturat diplomatike”. Por ndryshe nga arroganca që tregonte në Shqipëri, këtë radhë nuk kishte as eskortë, as ekran kombëtar – vetëm valixhet dhe zhgënjimin e një zyrtareje të dalë jashtë loje.

Kur edhe Soros nuk të mbron dot më

Shumë nga të larguarit, përfshirë zonjën Kim, janë përfolur për lidhje të ngushta me fondacione globale si ai i George Soros, që për vite me radhë kanë ndikuar në mënyrë të njëanshme politikën e jashtme amerikane dhe vendet satelite, si Shqipëria.

Por duket se epoka e Sorosit po mbyllet, dhe me të po shuhen edhe “bijtë e devotshëm të sistemit”, që e përdorën diplomacinë për të përçarë, manipuluar dhe kontrolluar vende të vogla si vendi ynë.

1,300 të pushuar – reformë apo hakmarrje ideologjike?

Sipas Associated Press dhe Reuters, 1,107 punonjës civilë dhe 246 diplomatë janë pushuar nga puna si pjesë e një reforme të thellë të administratës së re, që synon të çlirojë institucionin nga ndikimet politike të majta dhe rrjetet ideologjike të instaluara ndër vite.

Këto masa vijnë pas një vendimi gjykate që i dha të drejtë Shtëpisë së Bardhë të ndërmarrë “reorganizim të menjëhershëm” në Departament, duke nisur nga figura të njohura për aktivizmin e tyre dhe mbyllur me ata që “nuk ishin më në përputhje me parimet tradicionale të shërbimit amerikan”.

Ironia e madhe: Kur flamuri i SHBA-së flakur nga ballkonet shqiptare, flamuri i Yuri Kim bie në tokë në Washington

Dikur, Yuri Kim bënte të dridheshin ministra, përzgjidhte prokurorë dhe ndante leksione demokracie nga podiumet shqiptare. Sot, ajo rreshtohet në protestë me pankartë në dorë, si çdo qytetar i zakonshëm, duke kërkuar drejtësi në një sistem që s’e sheh më si të domosdoshme.

Ky është një fund ironik për një ambasadore që luajti më shumë si aktore politike sesa si diplomate.

Mesazhi është i qartë: Kush përdor diplomacinë për axhenda personale, përfundon në rrugë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk është më strofull për projektet personale të askujt. Dhe lajmi i pushimit të Yuri Kim nga radhët e tij është një shuplakë e madhe për ata që mendonin se janë të paprekshëm në emër të “demokracisë ndërkombëtare”.

Shqiptarët nuk harrojnë: Ne e mbajmë mend “Yuri-n”

Shqipëria është ende nën hijen e vendimeve të marra nga ambasadorë si Yuri Kim, që ndërhynte në zgjedhje, drejtësi dhe media, duke minuar sovranitetin kombëtar në emër të “stabilitetit”.

Por tashmë koha po ndryshon.

Edhe Amerika e ka kuptuar se diplomacia e kapur është diplomaci e rrezikshme.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *