9 Aug 2025, Sat

ALARM KOMBËTAR: Avokati Altin Goxhaj zbulon skemën më të errët kriminale – Policia e Shtetit po rekruton fëmijët shqiptarë për rrjetin mafioz të drogës!

Nga Redaksia Patriotikmedia.al

Një rrëfim tronditës i avokatit Altin Goxhaj zbulon skemën më të errët kriminale që është ngritur ndonjëherë brenda vetë shtetit shqiptar: një rrjet i kontrolluar nga Policia e Shtetit, që rekruton adoleshentët shqiptarë për t’i futur në borxhe, në drogë dhe më pas në rrjetet e trafikut të organizuar.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë në podcastin “Tru Pod Albania” me Shpend Gashin, avokati Altin Goxhaj ka ngritur alarmin për një strukturë kriminale të ndërtuar dhe të drejtuar nga vetë Drejtoria e Policisë në Tiranë, e cila po përdor adoleshentët shqiptarë si “material njerëzor” për mafien.

“Po rekrutojnë fëmijët tuaj dhe po i fusin në borxh me fajde që të mos kenë rrugëdalje! Po ua marrin fëmijët që nga mosha 15 deri në 19 vjeç,” – deklaron avokati Goxhaj.

Si funksionon skema?

Skema nis me shoqërinë, qejfet, vajzat, udhëtimet dhe lloto sportet. Të rinjtë futen në borxhe të qëllimshme dhe më pas në mënyrë mafioze, dikush i “shpëton” duke ua paguar borxhin. Por shpëtimi ka një çmim të tmerrshëm: të bëhesh skllav i rrjetit kriminal që kontrollohet nga vetë struktura brenda Policisë së Shtetit.

Një rast konkret: Një prind kishte tre ditë pa gjumë sepse i biri 17-vjeçar ishte zhytur në borxhe për shkak të lloto sportit. Kishte marrë 5 milionë lekë borxh me fajde dhe duhej të kthente 10 milionë brenda muajit. Kjo nuk ishte rastësi – ishte rekrutim i planifikuar.

“Ky është një rrjet! Nuk është faji i një adoleshenti. Është një plan shtetëror kriminal, i organizuar në lagje, shkolla dhe rrjete sociale për të kapur fëmijët tuaj,” – paralajmëron Goxhaj.

Kush është pas kësaj ?

Avokati Goxhaj flet pa mëdyshje: në krye të këtij rrjeti është vetë Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ai thotë se:

“Ky është një operacion i organizuar nga vetë Policia e Shtetit. Disa drejtues policie dhe sektorë brenda saj janë pjesë e ndarjes së fitimeve. Ata kanë krijuar një skemë për të futur fëmijët tuaj në krim, për t’i trafikuar më pas në Europë.”

Skema është e ndërtuar me hierarki të ngjashme me një organizatë mafioze: ndarje territoriale, kontakte në shkolla, “vajza karrem” të rekrutuara për të joshur djemtë, shuma të mëdha parash që qarkullojnë pa gjurmë dhe mbi të gjitha heshtje totale nga institucionet.

Prindër shqiptarë, mos mendoni se fëmija juaj është thjesht me “disa halle”!

“Ju kujtoni se djali apo vajza juaj thjesht ka ca probleme. Jo! Ata janë futur në një rrjet mafioz të kontrolluar nga shteti. Dhe ju as nuk e kuptoni,” – përfundon Goxhaj.

Mos e dërgoni fëmijën jashtë Shqipërisë duke menduar se shpëton. Ai mund të jetë duke punuar për ta – për trafik droge, për rrjete kriminale që komandohen nga Shqipëria.

Ky është shteti që kemi sot: Një polici që nuk mbron fëmijët, por i përdor ata.

Jo vetëm që nuk kemi më një shtet që ndalon krimin – ne kemi një shtet që e prodhon vetë krimin.

Dhe në qendër të kësaj është Policia e Shtetit, e kthyer në një organizatë mafioze që shkatërron brezin e ri shqiptar.

Ndiqni videon:

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *