“Ku ka zë, nuk është pa gjë” – thotë populli ynë. Dhe zërat që po rrethojnë Klubin e Romës janë gjithnjë e më të fortë.
Nga Redaksia:
Themeluar në vitin 1968, Klubi i Romës u paraqit fillimisht si një grup studiuesish, shkencëtarësh, ekonomistësh dhe politikanësh, me misionin zyrtar për të analizuar “krizat globale” dhe për të ofruar zgjidhje për të ardhmen e njerëzimit. Por ndër vite, pas fasadës së shkencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm, është ndërtuar një rrjet ndikimi me përmasa botërore, që për shumë analistë nuk ka më të bëjë me zhvillimin, por me kontrollin e plotë të individit dhe shoqërisë.
Nga “Kufijtë e Rritjes” te kufijtë e lirisë
Në vitin 1972, Klubi publikoi veprën e famshme “The Limits to Growth”, ku parashikohej, përmes modeleve kompjuterike, se bota po shkon drejt kolapsit nëse nuk frenohet rritja ekonomike dhe demografike. Ishte ky raport që nisi rrënjosjen e idesë se njerëzit janë problem për planetin dhe se zgjidhja qëndron në kufizimin e konsumit, lindjeve, lëvizjes dhe pronësisë.
Më poshtë është video-ja e titulluar “The Limits to Growth” marrë nga kanali ynë në Telegram:
https://t.me/patriotikmedia/6300
Një vizion teknokratik pa shpirt
Shumë kritikë kanë ngritur shqetësimin se Klubi i Romës nuk sheh më njeriun si qenie me shpirt, me dinjitet e vlera, por si:
“Emetues karboni”
“Konsumator burimesh”
Ky model mendimi i afrohet gjithnjë e më shumë një tekokracie globale, ku një grusht elitash nëpër “think tank”-e dhe organizata ndërkombëtare – pa asnjë mandat demokratik – planifikojnë sesi duhet të jetojmë, çfarë të hamë, sa të udhëtojmë, çfarë të veshim dhe madje nëse do të kemi më të drejtë të posedojmë diçka personale.
“Nuk do të kesh asgjë dhe do jesh i lumtur”
Së fundmi, në bashkëpunim me Institutin Hot or Cool, Agjencinë Evropiane të Mjedisit dhe me mbështetjen e OKB-së, Klubi i Romës ka nisur një grup pune që do të përpilojë “udhëzime” për qytetarët, për të ndikuar tek:
Zgjedhjet ushqimore (promovim i dietës vegjetariane dhe ndalimi i mishit)
Stili i jetesës (ndalimi i pronësisë mbi automjetet dhe kufizimi i udhëtimeve)
Veshjet (përdorimi i veshjeve të riciklueshme, ndalimi i “shpenzimeve të panevojshme”)
Qytetet 15-minutëshe (qytetarët nuk kanë nevojë të dalin jashtë zonës ku banojnë)
Kjo agjendë është quajtur nga shumë analistë si “ideologji e gjelbër totalitare”, që përdor klimën si pretekst për të zbatuar një inxhinieri sociale të padeklaruar.
NJË SEKT ELITAR QË VEPRON NË HIJE
I përbërë nga gjaku mbretëror dhe linjat e vjetra të pushtetit global, ky sekt i fshehtë nuk është thjesht një teori – por një strukturë reale ndikimi që kontrollon pothuajse çdo shtyllë të botës moderne.
Institucionet që kontrollon:
Vatikani
Monarkitë e vjetra në të gjithë globin
OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara
NATO – Aleanca Ushtarake e Perëndimit
OBSH – Organizata Botërore e Shëndetësisë
Klubi i Romës – laborator i politikave teknokratike globale
FMN – Fondi Monetar Ndërkombëtar
Kryqi i Kuq & Gjysmëhëna e Kuqe – të infiltruara nga rrjetet e pushtetit
Rezerva Federale & bankat qendrore
Mediat ndërkombëtare – makineria e propagandës
Qëllimi i tyre?
Një qeveri globale, një popullatë e kontrolluar, dhe një realitet ku ti nuk zotëron asgjë – as trupin, as mendjen, as pronën tënde.
Më poshtë keni videot marrë nga kanali ynë në Telegram:
https://t.me/patriotikmedia/6303
https://t.me/patriotikmedia/6302
Po Rama, pse ishte në Romë?
Këtu lind një pyetje që nuk mund të lihet pa u bërë:
Çfarë kërkonte Kryeministri Edi Rama në Romë, pikërisht në një kohë kur Klubi i Romës po intensifikon fushatat për kontroll të stilit të jetesës globale?
A ishte ai i ftuar në ndonjë forum të lidhur me këtë axhendë? A po përgatitet Shqipëria si një model pilot i zbatimit të “tranzicionit të gjelbër” të detyruar nga jashtë? Apo ndoshta, Rama po kërkon të forcojë lidhjet me strukturat që promovojnë qeverisjen globale, përmes rrjeteve që përfshijnë Sorosin, Davosin dhe OKB-në?
Çfarëdo që të jetë përgjigjja, mungesa e transparencës për këtë vizitë zyrtare ngre më shumë dyshime se sqarime. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një figurë politike që në të kaluarën ka qenë i lidhur ngushtë me fondacionet e Sorosit dhe që ka mbështetur pa rezerva shumë nga politikat e promovuara nga qendrat e globalizmit.
Sorosi, Davosi dhe Rilindja
Në këtë strukturë të organizuar të kontrollit global, emra si George Soros dhe Forumi Ekonomik Botëror në Davos shfaqen si mbështetës dhe bashkësponsorë të këtyre agjendave. George Soros, përmes fondacionit të tij Open Society, ka financuar e mbështetur dhjetëra projekte që përkojnë plotësisht me idetë e Klubit të Romës: kontrolli i popullsisë, dobësimi i sovranitetit kombëtar, promovimi i agjendave gjinore dhe rrëzimi i vlerave tradicionale.
Në këtë kontekst, nuk është e habitshme që Kryeministri Edi Rama, një nga figurat më të afërta të Sorosit në Europën Juglindore, merr pjesë në forume si Davos, Klubi i Romës apo takime ndërkombëtare të nivelit të lartë ku përcaktohen këto politika.
Roli i tij, siç e kanë përshkruar edhe vetë përfaqësues të fondacioneve globale, është ai i një “zbatuesi lokal” të agjendës globale në rajonin e Ballkanit.
Nga globalizmi te robëria moderne
Kjo lëvizje drejt një “tranzicioni të qëndrueshëm” po shndërrohet gjithnjë e më shumë në shkurtim të të drejtave, kontroll të sjelljes, dhe shtypje të mendimit ndryshe. Përdoret termi “emergjencë klimatike” si justifikim për të marrë kontroll mbi gjithçka: nga ekonomia, te ushqimi, te liria personale.
Klubi i Romës nuk është thjesht një grup mendimtarësh të shqetësuar për mjedisin. Ai është instrument i një rrjeti më të gjerë elitar, që përmes organizatave si OKB, BE, WEF dhe fondacione miliarderësh, po kërkon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si njerëzit jetojnë, pa pyetur asnjë komb, fe apo popull.
E gjithë kjo bëhet në emër të “së mirës globale”, por pa asnjë garanci për lirinë individuale, identitetin kombëtar dhe vlerat shpirtërore që kanë mbajtur njerëzimin gjallë për mijëvjeçarë.
Mos i quani teori konspirative ato që janë plane të dokumentuara do të zbatohen hap pas hapi.
Autori: Horacio Fernando Giusto Vaudagna – GateWayHispanic.com
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.