Nga Myslym Murrizi
Kryeministri Edi Rama, sapo nis sezoni i verës, heq kostumin e zyrtarit të lartë dhe vesh atë të “dallëndyshes” së IKMT-së, duke zëvendësuar publikisht zonjën Dallëndyshe Bici. Gjatë dimrit shfaqet si punëtor i madh i shtetit, por sapo del dielli, niset nëpër bashki, duke bredhur si “pordha në brekë”, vetëm për të dhënë shfaqje për ndërtimet pa leje që i lejoi vetë para zgjedhjeve për të marrë vota me mashtrim.
Në këtë “turne propagandistik”, Rama nuk ngurron të kërcënojë edhe organet e drejtësisë. Prokurorja e Shkodrës është viktima e radhës, vetëm pse nuk pranoi të fusë në burg dikë që është shpallur në kërkim nga SPAK.
E çuditshme si Rama shfaqet vetëm në bashki që drejtohen nga Partia Socialiste, pra nga vetë njerëzit e tij. Asnjëherë nuk denoncon askënd prej tyre, as nëse ndërtimet janë me leje, pa leje apo me leje të fshehtë politike. Pyetja që lind natyrshëm: kush është kryebashkiak në Koplik, Vlorë, Fier, Durrës, Shkodër? Pse nuk shkon në ndonjë bashki që nuk kontrollohet nga Rilindja?
Dhe për Tiranën, le të kujtojmë se prej shkurtit, kur u arrestua Erion Veliaj, Rama vetë është bërë de facto kryetar bashkie.
Thirrje për median shqiptare:
Mos e paraqisni këtë teatër veror si ndonjë lajm të madh! Është thjesht një xhiro fallco e një “çubi të fshatit” që vjen vërdallë me kanatiere për të treguar muskujt dhe për të trembur kalamajt me “kobure në brez”.
Nëse ka realisht ndonjë angazhim serioz, le të shkojë në Dhërmi, të bëjë ndonjë telefonatë me homologë ndërkombëtarë si Giorgia Meloni, Tony Blair apo Jared Kushner. Sepse këtë verë ka lënë Dallëndyshen thatë në mes të sezonit të “korrjeve dhe shirjeve”.
Ky koment i Myslym Murrizit pasqyron opinionin e tij personal dhe kritikat ndaj qeverisjes aktuale. PatriotikMedia.al është e hapur për mendime dhe replika nga çdo palë.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.