9 Aug 2025, Sat

Bllokadë totale në Serbi – Studentët dhe qytetarët ngriten kundër regjimit të Vuçiqit!

PatriotikMedia.al – Alarm për udhëtarët shqiptarë që kalojnë përmes Serbisë!

Serbia po përjeton një valë të re trazirash dhe protestash masive, me bllokime të shumta rrugësh në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe qytete të tjera të mëdha, ku qytetarët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar dhunën dhe represionin policor të regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, studentët dhe qytetarët kanë nisur bllokada të koordinuara, duke paralajmëruar një “bllokadë totale të Serbisë” si reagim ndaj arrestimeve masive dhe përdorimit të forcës nga shteti.

“Nuk do të lejojmë që të na shtypin! Ky është reagimi i fundit për një regjim që nuk njeh as lirinë, as drejtësinë!” – kanë deklaruar organizatorët në rrjetet sociale dhe para mediave lokale.

Autostrada që kalon përmes Beogradit mund të bllokohet në çdo moment – kjo është shumë e rëndësishme për gjithë diasporën shqiptare që udhëton nëpër Serbi, veçanërisht gjatë pushimeve verore.

Kujdes maksimal për udhëtarët shqiptarë! Nëse planifikoni të kaloni sot përmes Serbisë, informohuni me kujdes për situatën në rrugë, pasi mund të mbeteni të bllokuar për orë të tëra në trafik.

Vuçiq ka dalë me një video-mesazh kërcënues ku thotë se “shteti nuk do të lejojë veprime të paligjshme”, por pamjet nga vendngjarjet tregojnë përdorim të dhunës nga forcat policore dhe arrestime të dhunshme të protestuesve paqësorë.

Forcat speciale dhe njësitë e shumta policore janë vendosur në kryeqytet dhe qytete të tjera, ndërkohë që gjendja është e tensionuar dhe në përshkallëzim.

PatriotikMedia.al ju këshillon që të shmangni udhëtimet në Serbi për momentin, ose të kërkoni rrugë alternative tranziti, derisa të qetësohet situata.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *