Nga Avokati Altin Goxhaj:
Avokati Altin Goxhaj ka rikujtuar sot publikisht një paralajmërim që e kishte bërë që para 2 vitesh në ekran në Kosovë: Marëveshja e Paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të favorizojë Kosovën, sepse Serbia do të përfundojë si mall shkëmbimi për Krimenë dhe territoret e pushtuara nga Moska.
Për të gjithë ata që i janë hedhur në grykë kur e tha këtë, realiteti po troket fuqishëm në Beograd! Gjatë 10 ditëve të fundit, duket se Putini ka gjetur pretekstin perfekt për t’i shtrënguar lakun Serbisë në fyt: trafiku i armëve nga Serbia drejt Ukrainës për të vrarë ushtarët rusë. Dhe çudia më e madhe? Ky “skandal” është zbuluar rastësisht – pikërisht në kohën kur Putin ka nevojë për të, nga një “oficer i KGB-së” në Kremlin!
Serbia nën shënjestër – Kosova në pritje!
Kjo nuk është thjesht një krizë diplomatike. Është një goditje e orkestruar me precizion strategjik, në të cilën Serbia është shndërruar në pengun që duhet të dorëzohet për të justifikuar marrëveshjet finale territoriale në favor të Rusisë.
Sipas Goxhajt, Trump dhe Putin kanë nevojë për një instrument të fuqishëm ligjor për të legjitimuar aneksimin e territoreve të pushtuara nga Rusia. Dhe ai instrument është pikërisht vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për njohjen e Kosovës si rast unik i pavarësisë.
Por, ka një pengesë: Kosova është e paralizuar nga brenda, pikërisht në momentin më historik për të. Sipas Avokatit, që prej shkurtit 2024 – kur erdhi Trump në pushtet – Albin Kurti ka lënë Kosovën në një gjendje të destabilitetit legjitim, duke sabotuar me paaftësi një shans të artë për të konsoliduar pozicionin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Çfarë duhet të bëjmë?
Ndërsa Serbia digjet dhe bëhet peshqesh për t’u përdorur si kompensim në lojën e madhe të fuqive, Kosova ka nevojë për lidership me vizion, jo për burokratë pa gjak në vena! Ndryshe nga Serbia, ku nacionalistët e vërtetë reagojnë dhe mobilizohen për interesin e shtetit, te ne heshtja dhe kafja janë kthyer në “rezistencë” popullore.
Avokati Goxhaj ka të drejtë me këtë video kur thotë: Ka njerëz me gjak dhe shpirt në Serbi – jo kafatçinj si ne këtu!
Statusi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj:
Para dy vitesh, në një debat televiziv në Kosovë, deklarova publikisht se Marrëveshja e Paqes mes Rusisë dhe Ukrainës do të sillte një efekt domino që do të favorizonte jashtëzakonisht Kosovën, sepse në tavolinën gjeopolitike të shkëmbimit të territoreve dhe precedentëve, Serbia do të përfundonte si “monedhë shkëmbimi” për Krimenë dhe Donbasin!
Ateherë më hodhën në grykë. Sot po ndodh. Dhe litari po i shtrëngohet Beogradit në grykë – jo nga Perëndimi, por nga vetë Putini!
PUTINI PO E DËNON SERBINË “MIKE” PËR TRADHTINË NDAJ RUSISË!
Me një kthesë që vetëm një ish-oficer i KGB-së mund ta orkestronte, Putini po përdor si pretekst dosjen e trafikut të armëve që Serbia ia ka shitur Ukrainës në mënyrë të pabesë, duke e paraqitur këtë akt si “një përpjekje për të vrarë djemtë e familjeve ruse”.
Mos kujtoni se kjo u zbulua rastësisht! Jo!
Ky është rasti ligjor dhe diplomatik që Putini e ka ruajtur me kujdes për momentin e duhur. Dhe ai moment është TANI, në koordinim të plotë me rikthimin në pushtet të Presidentit Trump në SHBA!
KOSOVA, PRECEDENTI QË U HAP DYERT RUSISË!
Kujtoni këtë fakt: instrumenti më i rëndësishëm ligjor që Putini do të përdorë për të legjitimuar kontrollin rus mbi territoret e aneksuara në Ukrainë, është pikërisht Precedenti i Kosovës!
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare që legalizoi njëanshmërisht shpalljen e pavarësisë së Kosovës, është arma e artë që Rusia po përdor për të justifikuar precedentët e vet gjeopolitikë.
Por nëse Rusia përdor Kosovën si precedent, ku është Kosova në këtë moment?
Për fat të keq, Kosova ndodhet në një kaos legjitimiteti institucional që prej muajit shkurt, për shkak të veprimeve antikushtetuese të Albin Kurtit që refuzoi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri.
ALBIN KURTI, PENGESË STRATEGJIKE E TRUMP DHE PUTINIT PËR ZGJIDHJEN E MADHE!
Tashmë është e qartë:
Trump ka interes të mbyllë çështjen e Ukrainës dhe të paqes në Europë për të çliruar burime dhe fokus drejt Kinës.
Putini ka interes të konsolidojë fitoret territoriale me justifikime ligjore ndërkombëtare.
Kosova është çelësi i përbashkët ligjor që u duhet të dyve.
Por këtu del në skenë pengesa: Albin Kurti, që në vend që të pozicionojë Kosovën si palë aktive në këtë fazë vendimtare historike, ka mbetur i izoluar, në krizë, pa legjitimitet, dhe pa aleatë.
KOSOVA DUHET TË PËRFAQËSOHET NGA LIDERË LEGJITIMË, PATRIOTË DHE ME VIZION!
Kurti nuk është më përfaqësuesi i Kosovës. Ai është pengesa e saj. Në këtë moment historik ku po riformatohet harta gjeopolitike e Europës dhe Ballkanit, Kosova duhet të jetë prezente si faktor jo si peng!
Trump dhe Putini kanë interes të përbashkët për të rregulluar gjërat në tavolinë. Por nëse Kosova nuk ka një lider të ligjshëm dhe aktiv, atëherë në vend që të jetë çelësi i Paqes, rrezikon të kthehet në një “kartë të djegur”!
Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet në këtë gjendje?
Serbia do përdoret si mish për top në pazarin gjeopolitik. Por nëse nuk ka një Kosovë të qartë, të fortë dhe me përfaqësim të drejtë, vendimet do merren pa Kosovën në tavolinë!
Kjo është përgjegjësia historike që mban mbi shpinë Albin Kurti. Dhe askush tjetër!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.