Nga Redaksia:
Kur bota po kthehet në boshte dhe po përgatitet për riformatimin e raporteve globale nën presidencën e re të Donald Trump, Kosova – shteti më pro-amerikan në Ballkan – gjendet sërish pa qeveri. Dhe kjo nuk është rastësi. Është pjesë e një skenari të mirëmenduar. Një sabotim që vjen nga brenda, por me direktiva nga jashtë.
Që nga dita e parë, Albin Kurti është parë si produkt i laboratorëve të globalizmit – një figurë e rritur me fondet e Sorosit, promovuar nga media ndërkombëtare që kanë një axhendë shumë të qartë: ta mbajnë Kosovën në gjendje të përhershme varësie e paqëndrueshmërie.
Marrëveshja e Uashingtonit: Çasti i Artë që Kurti e Quajti “Të Vdekur”
Në vitin 2020, përmes ndërmjetësimit të Presidentit Trump dhe ambasadorit Richard Grenell, Kosova dhe Serbia firmosën Marrëveshjen e Uashingtonit – një dokument historik që nuk e njohu Serbinë si palë mbi Kosovën, por i garantoi Kosovës mbështetje sovrane amerikane pa ndërmjetësime koloniale evropiane.
Albin Kurti, sapo mori pushtetin, bëri gjithçka për ta ç’legjitimuar këtë marrëveshje, duke e quajtur “pa vlerë”, “të pavlefshme” dhe “të rrezikshme”. Jo për Kosovën, por për agjendën e Sorosit që nuk do një Kosovë të fortë, të pavarur dhe të mbështetur direkt nga Uashingtoni.
Në vend që të përgatitej për një proces të ri nën drejtimin e administratës Trump, Kurti zgjodhi të zhysë vendin në krizë politike. E bëri me vetëdije, për të krijuar një vakum institucional, që më pas mund të shfrytëzohet nga Brukseli, Berlini dhe Beogradi për të zhbërë gjithçka që u ndërtua në kohën e Trumpit.
E la Kosovën pa Kuvend funksional, pa Qeveri të qëndrueshme, pa iniciativë diplomatike, pa koordinim me Shqipërinë, dhe mbi të gjitha: pa vizion.
Nëse e shohim këtë zhvillim në kontekstin e ngjarjeve ndërkombëtare, është e qartë që lëvizja e Kurtit nuk është spontane, por pjesë e një plani të Soros-it dhe rrjeteve të tij në Ballkan, për të penguar çdo tentativë të Trump për të normalizuar rajonin në mënyrë të drejtë e sovrane.
E njëjta formulë është aplikuar edhe në Shqipëri, me mbështetjen ndaj qeverisë së Edi Ramës nga strukturat ndërkombëtare që i tremben rikthimit të SHBA-ve tradicionale në rajon.
Në vend që Kosova të përgatitej për një moment historik – ku SHBA të rikthehen si garantues të një marrëveshjeje të drejtë dhe jo të një imponimi mbi shqiptarët – Kurti zgjodhi të braktisë detyrën. E bëri sepse nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve të Kosovës, por agjendën e një rrjeti ndërkombëtar që nuk i intereson paqja, por kontrolli përmes kaosit.
A do të mbetet Kosova peng i një aventurieri ideologjik?
Kjo është pyetja që çdo shqiptar duhet t’ia bëjë vetes. Sepse po lejojmë që në emër të “parimeve”, Kosovës t’i pritet e ardhmja. Një marrëveshje që mund ta afirmojë shtetin dhe ta çojë drejt njohjes përfundimtare, po sabotohet nga brenda – vetëm që të mos vijë nga Trump dhe Amerika konservatore!
Sot Kosova është lakuriq. Jo sepse nuk ka njerëz të zotë, por sepse pushteti i është dorëzuar një rrjeti të errët që punon për llogari të të huajve. Dhe këtë nuk e bën më me fjalë. E bën me vepra: duke e rrënuar shtetin në çastin më të rëndësishëm të historisë së tij moderne.
Lexues patriot! Mos hesht! Shpërndaje këtë analizë dhe qëndroni me të vërtetën! Kosova nuk duhet të bëhet përsëri eksperiment ndërkombëtar. Koha e vendimeve të mëdha po troket!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.