Nga Redaksia – PatriotikMedia.al
Në vendin ku drejtësia duhej të lindte e re, po konsolidohet një korporatë e drejtësisë, e projektuar, patronazhuar dhe komanduar nga Edi Rama dhe klani i tij. Ajo që na u shfaq si Reformë në Drejtësi, sot është shndërruar në një strukturë të kapur nga të njëjtat duar që për vite kanë shkatërruar shtetin shqiptar.
Në thelb të këtij sistemi që shkel mbi çdo normë të shtetit të së drejtës janë njerëzit e besuar të pushtetit:
Emërimet në drejtësi nuk janë më meritokratike, por të përzgjedhura me kujdes nga zyra e kryeministrit. Emrat që kanë dalë nga procesi i famshëm i vetingut rezultojnë të jenë pjesë e familjes së madhe të rilindjes.
Motra e Belinda Ballukut, një nga personazhet kyçe të qeverisë së Ramës, ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e vetingut – duke bërë të mundur filtrimin e drejtësisë sipas interesave të klanit qeveritar. Vetting për kundërshtarët, lavdërim për të nënshtruarit.
Inspektimi i drejtësisë i është besuar vëllait të deputetit Bujar Gjermeni, një tjetër zë i verbër i mazhorancës në Kuvend, i njohur për mbështetjen pa kushte ndaj çdo nisme të Ramës – nga koncesionet, te amnistitë për oligarkët.
Dhe kur mendojmë se ky kontroll mbaron aty, shfaqet SPAK-u i partisë – që jo vetëm që nuk heton bosët e vërtetë të korrupsionit, por merret me dosje të porositura politikisht dhe ndjek familjarët e gjyqtarëve apo prokurorëve që guxojnë të tregojnë pavarësi. Një polici politike moderne nën petkun e “drejtësisë së re”.
E gjithë kjo strukturë ka për qëllim vetëm një gjë: mbrojtjen me çdo kusht të pushtetit të rilindjes dhe goditjen e çdo zëri të lirë në drejtësi. Ndaj edhe shumë prokurorë dhe gjyqtarë preferojnë heshtjen, frikën, ose largimin nga sistemi. Sepse ky nuk është më sistem drejtësie – është një korporatë me disiplinë partiake, ku çdo zyrtar është ose i lidhur gjakut me Ramën dhe ministrat e tij, ose i lidhur përmes dosjeve dhe shantazhit nga SPAK-u.
Reforma që u shit si “shpëtimi” i Shqipërisë, rezultoi të ishte kapaku i arkivolit për drejtësinë e vërtetë. Dhe në këtë situatë, populli duhet të ngrihet jo për të kërkuar drejtësi nga kjo korporatë, por për të çmontuar të gjithë këtë skemë të kalbur mafioze, që vepron me emrin e ligjit por me shpirtin e krimit të organizuar.
1-Drejtësia që vjen nga lart, është drejtësia që i shërben vetëm të fortëve.
2-Drejtësia që kontrollohet nga partia, është terror për qytetarët e ndershëm.
3-Vetëm një revolucion kombëtar do çlirojë drejtësinë nga kthetrat e kësaj bande politike.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.