Nga Fatmir Merkoçi:
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Trump duket se do të shtrihet edhe në Palestinë. Gaza do të jetë një nga konfliktet që Trump synon ta shuajë, pasi shumë vende – dhe veçanërisht Rusia – po përpiqen të faktorizohen përmes rrugëve humanitare.
Putin urdhëroi dërgimin e 30 mijë tonëve grurë në Gaza. Dhe kjo i jep pikë në arenën ndërkombëtare. Palestina dhe lufta në Gaza është një çështje njëkohësisht humane dhe e “radikalizuar” në shumë vende të botës përmes protestave masive. Prandaj Trump do të ndërhyjë për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
Koha për të njohur shtetin palestinez është një domosdoshmëri. Trump do ta përdorë këtë hap si një armë strategjike për të nxjerrë Hamasin jashtë loje si një organizatë terroriste. Është e kuptueshme që do të ketë kundërshtime nga Izraeli, por përvoja ka treguar se Trump mund t’ia dalë. Ndikimi i SHBA-së dhe i vetë Trump në arenën ndërkombëtare sot është i padiskutueshëm – dhe ai do ta shfrytëzojë këtë në maksimum.
Trump nuk do të lejojë që Rusia, Turqia apo vetë vendet arabe ta marrin rolin e negociatorit të zgjidhjes së këtij konflikti. Sepse vendet e Europës nuk kanë potencialin diplomatik për të realizuar një marrëveshje të qëndrueshme.
Për të arritur paqen e shumëpritur dhe për të ndërtuar një marrëveshje afatgjatë, hapi i parë duhet të jetë njohja e shtetit të Palestinës. Kjo njohje do të jetë e mbikëqyrur – qoftë nga vendet e Lindjes së Mesme, qoftë nga vetë Amerika.
Me njohjen ndërkombëtare të Palestinës, zgjidhet automatikisht edhe çështja e rindërtimit të Gazës – sepse tashmë do të trajtohej si shtet zyrtar, ku çdo ndihmë apo investim do të kishte një bazë të ligjshme dhe kuptim të ri.
Edhe pse negociatat nuk do të jenë të lehta – pasi Netanjahu do të kërkojë maksimalisht shumë dhe do të ngulë këmbë për mbajtjen e territoreve të pushtuara – marrëveshja mund të jetë e shpejtë. Trump nuk ka kohë për të humbur, por as për të u tërhequr pas kërkesave të ekzagjeruara të Netanjahut.
Ai e di shumë mirë se në diplomaci koha është më e shkurtër se në politikë. Prandaj, për të mos i lënë hapësirë të tjerëve të faktorizohen në këtë proces, ai do të veprojë shpejt dhe me vendosmëri.
Trump do të realizojë atë që të tjerët nuk guxuan as ta provojnë: krijimin e shtetit të Palestinës, që nuk është vetëm një marrëveshje, por një e drejtë e mohuar historikisht. Kjo do të shënojë një përcaktim të qartë të kufijve mes dy shteteve dhe do të rregullojë marrëdhëniet juridike ndërkombëtare në rajon.
Dhe më e rëndësishmja: Hamas nuk do të përfaqësojë më popullin palestinez. Kjo do të jetë një fitore që Trump – me ndihmën e Zotit – do ta realizojë.
Dhe kuptohet, pas kësaj rradha i vjen Ballkanit të trazuar, të komanduar nga politika SOROS-iane.
Kujdes nga spiunët.
Publikuar nga PatriotikMedia.al – Zëri i së vërtetës, jo i agjendave globale.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.