Nga Avokati Altin Goxhaj
CILAT PYETJE-PËRGJIGJE PAS SAMITIT TË NATO-s:
Si po shkon ky “kukulla e çifutëve”? Kur do ta kuptojnë njerëzit se ky është Presidenti i parë që nga koha e John F. Kennedyt (por që këtë herë do të mbijetojë) që synon të ndryshojë Rregullat e Lojës së Madhe? Ai po godet rrënjët 240-vjeçare të kolonializmit financiar të City of London mbi Korporatën SHBA, për t’i dhënë më në fund Amerikës një Pavarësi të Vërtetë, jo thjesht atë “de jure” të shpallur më 4 Korrik 1776.
Izraeli nuk është kontrollues, por i kontrolluar.
Izraeli është një krijesë e City of London. Është vegël dhe jo padron. Ideja se ai “kontrollon SHBA-në” është mashtrim për të fshehur të vërtetën e madhe: kontrollin kolonial financiar të City-t mbi Washingtonin. Dhe pikërisht këtë strukturë po përmbys Trumpi i MAGAs, duke e kthyer Amerikën në një superfuqi të pavarur de facto.
Dje, në Kongres, mbi 200 demokratë votuan kundër shkarkimit të Trump, të trembur nga AIPAC-u. Por realiteti është që edhe Kongresi edhe Senati, nëse bashkohen, mund ta shkarkojnë Presidentin. Trumpi e di mirë që projekti i tij kalon nëpër fije të holla – për aq kohë sa AIPAC kontrollon votat, manovrimi i tij do jetë i kujdesshëm… derisa ta marrë nën kontroll.
Sulmi kirurgjikal ndaj Iranit me “vitamina B2” nuk ishte për të shkatërruar, por për të vendosur rregullat e reja.
Ky nuk ishte një sulm për luftë, por një manovër e përbashkët gjeopolitike me Iranin, për të penguar fillimin e Luftës së 7-të Botërore, sipas një plani 35-vjeçar të projektuar nga qendrat globaliste. Humbësi i madh në këtë lojë është pikërisht Izraeli i 6 Luftrave, i bllokuar në aventurën e tij genocidale në Gaza.
SHBA dhe Irani kanë rënë dakord: nuk do ketë luftë, por për këtë duhet që Izraeli të fitojë mediatikisht, dhe Irani të humbasë simbolikisht. Qeveria e Bibit (Netanyahut) duhet të duket sikur fitoi, që të mbijetojë politikisht, ndërkohë që nuk do të ketë ndërrim regjimi as në Izrael, as në Iran.
Trumpi e tha qartë: “Nuk do të destabilizojmë Iranin. Nuk do të përsërisim gabimet e Libisë dhe Sirisë”.
Mesazhi është i qartë: armatim bërthamor për Iranin nuk do të lejohet, por edhe genocidi ndaj Gazës nuk do të lejohet më të justifikohet me pretekstin e Hamasit, i cili tashmë shihet si krijesë e kontrolluar për interesa të Bibit.
Gaza do të hyjë nën një mandat ndërkombëtar, me qeverisje të përbashkët myslimane dhe me fond rindërtimi miliarda dollarësh nga bota arabe.
Rendi i ri ekonomik që po projekton Trumpi do të përfshijë të gjithë aktorët gjeopolitikë: G7 do të bëhet G9 me përfshirjen e Rusisë dhe Kinës, dhe më pas G10 me hyrjen e Indisë si kundërpeshë ndaj Kinës.
Goditja në Iran ishte një mesazh i qartë për Zelenskyn dhe Hamasin:
Loja ka ndryshuar!
Izraelit i është bërë e qartë se duhet të ndjekë Axhendën Trump, sepse ky është viti kur Trump duhet të legjitimohet globalisht si Arkitekti i Rendit të Paqes Ekonomike, dhe i ftohjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Boshtit Rusi-Kinë.
Martesa e re do të jetë: Shqiponja Amerikane me Ariun Rus, ndërsa India do të adoptohet si “fëmija konkurrues” ndaj Kinës komuniste.
Putini është Aleati i Fshehtë i Trump.
Telefonatat e javëve të fundit e kanë bërë të qartë këtë marrëveshje.
Dhe për të vulosur aleancën:
Putin pranoi parimin e pavarësisë së Kosovës, denoncoi tradhtinë serbe, që i shiste armë Ukrainës, dhe pranoi të marrë pjesën që i takon në Ukrainë sipas ligjit ndërkombëtar të “rastit kosovar”.
Serbia tashmë mbetet jashtë ndikimit rus në Europë, pa Kosovën.
E kuptoni çfarë do të thotë kjo?
Një konflikt i ngrirë në Ballkan po zgjidhet si pjesë e Pazllit të Madh të Gjeopolitikës së Re Trumpiane.
Rindërtimi i Ukrainës do të jetë barrë për BE-në, ndërsa Amerika do investojë në burimet minerare të Ukrainës dhe Rusisë – në interesa të drejtpërdrejta amerikane.
Ndërkohë, 5%-shi i NATO-s do të përkthehet në triliona euro për industrinë amerikane të luftës, jo për të prodhuar luftëra, por për të rifreskuar armatimin.
Kapitali i Izraelit do të drejtohet tashmë drejt financave globale dhe jo më drejt luftërave destabilizuese.
Në përfundim, ju e dini se çfarë ndodh me të vërtetat që thuhen shumë herët.
Fillimisht injorohen, pastaj përqeshen, më pas kundërshtohen me mllef, dhe në fund… pranohet se kanë qenë të vërteta që në fillim. Por e di: Asnjë vepër e mirë nuk harrohet pa u ndëshkuar, siç thotë anglezi.
P.S. Këtë analizë nuk e shkrova që ta pranoni sot. Por që t’jua rikujtoj kur të ndodhë nesër. Ndaj, shpërtheni lirshëm me ironira, sharje, ose përqeshje. Por ata që s’e pranojnë sot, do ta mbajnë mend gjatë!
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.