Nga Redaksia PatriotikMedia.com
Në një analizë të fortë dhe të drejtpërdrejtë, media amerikane konservatore Fox News ka publikuar një shkrim tronditës për kryeministrin shqiptar Edi Rama, të cilin e quan pa doreza si “Ramaduro” – një bashkim emrash që e krahason me autokratin venezuelian Nicolás Maduro. Artikulli ngre alarmin mbi rritjen e autokracisë së mbështetur nga elitat europiane dhe lidhjet e thella të Ramës me George Soros, kundërshtarin numër një të administratës Trump dhe lëvizjes konservatore globale.
Fox News e paraqet Ramën si një figurë tipike e modelit “progresiv” të importuar nga fondacionet e Sorosit në Evropën Lindore – një politikan që ka ngritur një regjim personalist përmes manipulimit elektoral, kontrollit të mediave dhe lidhjeve me krimin e organizuar. Rama përshkruhet si një “kameleon politik”, që i përshtat qëndrimet sipas interesave të momentit: i përulur ndaj Giorgia Melonit, bashkëpunues me Erdogan-in dhe i nënshtruar ndaj Macron-it, në këmbim të ndikimit në rajon.
Artikulli shënon një kthesë të rëndësishme në mënyrën si perceptohet Rama në qarqet ndërkombëtare, veçanërisht pas ardhjes në pushtet të administratës së re amerikane nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ku figura si Soros janë identifikuar publikisht si mbështetës të kaosit global dhe armiq të demokracisë tradicionale perëndimore.
Për Fox News, Rama është përfaqësuesi tipik i stabilokracisë ballkanike – një regjim që mbahet në këmbë nga hipokrizia europiane në emër të “stabilitetit”, edhe pse i zhytur në korrupsion, trafik influence dhe autoritarizëm. Ai akuzohet për manipulim zgjedhor, kapje të shtetit dhe krijimin e një narkoshteti në zemër të NATO-s.
Artikulli vë në dukje se Rama ka qenë hapur kundër ish-Presidentit Trump, duke e quajtur publikisht “turpin e qytetërimit tonë”, ndërsa ndërkohë ka përqafuar agjendën e Biden dhe Sorosit – me qëllim të ruajtjes së pushtetit të tij absolut.
Por tani, me kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe me lëvizjet e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, që ka ndërmarrë hapa për të ndëshkuar regjime autokratike si ai i Maduros, Fox News bën thirrje që e njëjta qasje të ndiqet edhe ndaj Edi Ramës.
Artikulli përmbyllet me një paralajmërim të qartë për Evropën dhe një thirrje për Uashingtonin: “Amerika duhet të dërgojë një mesazh të prerë: përputhja me vlerat perëndimore matet me veprime konkrete, jo me deklarata boshe.”
Ky artikull është një sinjal i fortë se durimi amerikan ndaj regjimeve të korruptuara si ai i Ramës ka marrë fund. Dhe ndërsa Europa mbyll sytë përpara mafio-kracisë së Tiranës, zëri i së vërtetës po ngrihet nga SHBA.
Linku i artikullit:
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.