Nga Redi Minga
Shqiptari i vitit 2025 ka një shqetësim madhor: çfarë ndodh në Palestinë. Ai qan për viktimat në Gaza, mallkon Netanyahun, mban flamuj në “story”, bën peticione online kundër SHBA-së dhe reciton ajetet e Kur’anit – ndërkohë që e kalon me “seen” lajmin që një tjetër nënë shqiptare u nxorr me dhunë nga shtëpia në mes të Tiranës nga fadromat e Rilindjes.
Sepse terrorit të vërtetë shqiptar nuk i bëhet më “share” në rrjet. Ai është bërë normalitet.
Terrori ekonomik i Rilindjes
Nga 2013 e deri më sot, Edi Rama nuk ka qeverisur – ka sunduar. Me një regjim që do t’ia kishin zili edhe në Venezuelë. Të gjitha pasuritë strategjike u shitën apo u dhuruan me koncesione mafioze:
Nafta? Dhënë për një copë bukë.
Ujërat? Të privatizuara për oligarkë të lidhur me Sorosin.
Porti i Durrësit? I falur një princi të Dubait pa tender, pa transparencë, pa logjikë.
Toka dhe pronat? Shqiptarët po nxirren jashtë, ndërsa ndërtohen rezorte për turistë luksozë.
Rama, i mbështetur nga ambasadorë që s’kanë parë një ditë varfëri në jetën e tyre, e ka trajtuar vendin si pronë private – ndërsa populli ka heshtur, i preokupuar me çfarë po ndodh në Izrael e Iran.
Terrori urban – “rilindja” e shkatërrimit
Kushdo që ka pasur një shtëpi në Tiranë, Durrës apo Vlorë, e ka ndjerë në mish këtë dhunë. Nuk ka rëndësi nëse ke hipotekë apo jo – po vendosi Rama që aty do të ndërtojë një kullë, fadromat vijnë në mëngjes me policë e banda private.
Banorët e “5 Majit”, ata të Astirit, të Unazës së Re, të Shkozës, janë vetëm disa nga viktimat e një dhune shtetërore që nuk kurseu as gratë e moshuara, as fëmijët. Media heshti. Ambasadat qeshën. Dhe qytetari shqiptar… postoi një foto me “Pray for Gaza”.
Terrori shëndetësor – Pandemia si pasuri
Gjatë pandemisë, shqiptarëve ju mbyll goja me forcë. Spitalet ishin vende torture. Shërbimi mjekësor publik u shpërbë dhe tenderat e sterilizimit e respiratorëve u kthyen në burim pasurimi për klientët e pushtetit.
Ndërkohë, shqiptarëve ju ofrua vaksina me detyrim e me kërcënime, në një proces që u shoqërua me shkelje brutale të të drejtave themelore, ndërsa Rama bënte propagandë me video bajate dhe fjalime pa përmbajtje.
Terrori mbi fjalën e lirë – diktaturë dixhitale
Gazetarët janë kthyer në robotë të paguar, portalet janë blerë një nga një me para publike dhe kritikët përndiqen, survejohen dhe heshtin. Kjo është Shqipëria që bërtet për “lirinë e Palestinës” ndërkohë që vetë jeton pa asnjë liri.
Askush nuk guxon të thotë që Reforma në Drejtësi është fail total. Askush nuk guxon të thotë që SPAK është vegël politike. Askush nuk guxon të përmendë që në Shqipëri opozita vidhet me sistem, ndërsa e gjithë bota perëndimore bën sikur nuk sheh – sepse sponsori i kësaj situate ka qenë Sorosi.
Dhe shqiptarët… bëjnë “patriotizma” virtuale
Po, është më e lehtë të bësh status për Palestinën se sa të kërkosh llogari për shtëpinë tënde që u shemb. Është më e rehatshme të mallkosh Izraelin sesa të kërkosh drejtësi për grabitjen që të bëri Bashkia e Erion Veliajt. Është më “cool” të jesh anti-amerikan për Gaza-n, sesa të kërkosh shpjegime pse ambasadorja amerikane mbështet një regjim të korruptuar në vendin tënd.
Fali o Zot… ose ndoshta jo. Sepse një popull që nuk proteston kur i marrin tokën, por poston “Free Palestine”, nuk është popull i shtypur – por i shuar nga brenda. I vaksinuar nga injoranca, i programuar për të mos mbijetuar.
Dhe nëse ndonjëherë ky popull zgjohet, le të mos jetë për të brohoritur për një vend tjetër, por për të kërkuar hak për atë që Rilindja e Sorosit i ka bërë në tokën e vet.
Shënim: kush është Redi Minga
Ai është shkrimtar, analist dhe redaktor i Patriotikmedia.com, Patriotikmedia.al si dhe i Stopfakealbania.com. Origjina e tij është nga qyteti i Tiranes, ai u zhvendos në Zvicer për të punuar për një media Zviceriane, sot ai punon për Patriotik Media Albania dhe që atëherë ka vazhduar të punojë në rolin e analistit ku ka bërë shumë analiza dhe editoriale në disa portale Zviceriane, ai ka shkruar gjithashtu edhe për disa portale amerikane.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.