19 Jun 2025, Thu

FAKTE: 5 Oferta Paqeje të refuzuara – Kur historia Arabe trokiti në derën e gabuar …

Nga Redaksia

Në një nga konfliktet më të gjata dhe të përdorura politikisht nga globalistët dhe mekanizmat e tyre ndërkombëtarë, një gjë është e padiskutueshme: Izraeli u ka ofruar arabëve që sot identifikohen si “palestinezë” pesë herë paqe – dhe pesë herë është refuzuar. Çdo ofertë ka qenë më bujare se tjetra. Por gjithmonë u hodh poshtë.

Kush i refuzoi? Udhëheqësit arabë, të cilët në vend që të zgjidhnin bashkëjetesën dhe ndërtimin e një shteti real për popullin e tyre, zgjodhën rrugën e gjakut, propagandës dhe shfrytëzimit të konfliktit për qëllime rajonale dhe ideologjike. Figura si Jaser Arafati, i ndihmuar nga një makineri e fuqishme propagandistike ndërkombëtare, u kthyen në “ikona” të një lufte që as nuk kishin ndërmend ta fitonin, dhe as ta ndalonin.

Ja 5 momentet kur historia u përball me zgjedhjen – dhe “palestinezët” zgjodhën rrugën e gabuar:

1. Plani i Ndarjes së OKB-së – 1947

Izraeli e pranoi. Arabët e refuzuan dhe nisën luftën. Rezultati: humbje territoresh dhe fillimi i një eksodi që vazhdon të përdoret si kartë viktimizimi.

2. Pas Luftës së 6 Ditëve – 1967

Izraeli ofroi kthimin e territoreve në këmbim të paqes. Liga Arabe u përgjigj me “Tre Jo-të e famshme të Khartoumit”: Jo paqe, Jo njohje, Jo negociata.

3. Camp David – 2000

Kryeministri Ehud Barak i ofroi Arafatit një shtet palestinez në 97% të Bregut Perëndimor dhe gjithë Gazën me pjesë të Jerusalemit Lindor si kryeqytet. Arafati u largua nga tryeza dhe nisi Intifadën e Dytë.

4. Taba – 2001

Negociatat për pak javë nga fundi i mandatit të Barakut përfshinë propozime edhe më të favorshme për “palestinezët”. Refuzimi përsëritet.

5. Plani i Olmert – 2008

Ofroi territorin që përfshinte pothuajse gjithë Bregun Perëndimor, ndarje të Jerusalemit dhe një zgjidhje për refugjatët. Mahmoud Abbas nuk dha asnjë përgjigje.

Çfarë i ka mbetur sot “palestinezëve”?

Më pak territor, më shumë izolim, më shumë varësi nga ndihmat humanitare që menaxhohen nga një elitë e korruptuar politike. Ndërkohë, Izraeli ka konsoliduar ekonominë, kufijtë dhe aleancat e veta. Çdo mundësi historike është shkatërruar nga një lidership që ka ndërtuar identitetin “palestinez” mbi mohimin e ekzistencës së shtetit hebre dhe jo mbi ndërtimin e një të ardhmeje reale për popullin e vet.

Dhe një pyetje që sot bëhet gjithnjë e më shumë:

A është problemi real identiteti palestinez, apo është përdorimi i tij nga fuqitë rajonale dhe globale për të penguar stabilitetin në Lindjen e Mesme?

Sepse kur historia arabe kishte nevojë për një lider që të zgjedhte paqen dhe ndërtimin, ajo trokiti në derën e gabuar tek Jaser Arafati.

PatriotikMedia.al – Zëri i së Vërtetës Kombëtare dhe Antiglobaliste

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *