19 Jun 2025, Thu

Evi Kokalari publikon një deklaratë të fortë në rrjetet sociale …(Video)

Nga Redaksia

Në një status të publikuar në profilin e saj në facebook, shqiptarja amerikane Evi Kokalari ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm në mbështetje të Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Në një kohë kur debatet mbi konfliktin në Lindjen e Mesme janë të nxehta dhe të ndikuara shpesh nga ideologji fetare apo politike, Kokalari sjell një perspektivë që lidhet drejtpërdrejt me përvojën e dhimbshme të kombit shqiptar në Kosovë.

Më poshtë është statusi i plotë i Evi Kokalarit:

Pse e mbështes Israelin dhe Netanyahun?

Sepse pavarësisht që Holokausti ishte gjëmë shumë herë më e madhe (6 million të vdekur), Israel e ka konsideruar një tragjedi të dhimshme çfarë j’u bë shqiptarëve të Kosovës.

Ata që luftojnë Izraelin në emër të Palestinës, ja u ka errësuar sytë Islami.

Palestinën e morri në qafë Hamasi, pra Vëllazëria Muslymane!
Ky është problemi. S’ka asgjë humane tek ju, sepse po të kishit humanizëm, do ishit fokusuar se çfarë ju bë fëmijëve tanë në Kosovë.

Ah, dhe Arafati furnizonte me armë Millosheviçin, por dhe kjo pak rëndësi ka për ju, sepse Islamin e keni mbi kombin.

Më poshtë mund të lexoni:

Ju inkurajoj të shikoni këtë video!!

Ky reagim i Evi Kokalarit vjen në një periudhë kur shumë figura publike shmangin pozicionimin e qartë në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë. Shkrimi i saj prek disa çështje të ndjeshme si prioriteti kombëtar mbi ideologjitë fetare, roli i organizatave ekstremiste në fatin e popullit palestinez, dhe një paralelizëm i fortë emocional me përvojën e shqiptarëve të Kosovës.

Portali PatriotikMedia.al sjell këtë qëndrim si një thirrje për reflektim dhe debat rreth temave të harruara që lidhen me ndjenjën kombëtare, historinë dhe humanizmin e vërtetë.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *