Nga Redaksia
Në historinë e paktë të mbështetjes ndërkombëtare për Shqipërinë, një emër qëndron si një përjashtim i lavdishëm: Tansu Çiller, gruaja e hekurt e politikës turke dhe ish-kryeministrja e Turqisë. Ajo që shumë shqiptarë nuk e dinë – ose që heshtet qëllimisht në tekstet shkollore të manipuluara – është se në vitin 1997, kur Shqipëria u zhyt në kaos, Turqia u bë garancia e mbijetesës së kufijve tanë kombëtarë.
Në atë kohë, ndërsa Shqipëria përjetonte një luftë civile të heshtur, me armë që qarkullonin lirisht dhe shtetin që kishte rënë, trupat greke kaluan përtej kufirit në jug, me synime të qarta aneksuese. Plani i vjetër i “Vorio-Epirit” kishte gjetur momentin e tij “të artë”.
Por nuk llogaritën me një faktor: vendosmërinë e Turqisë dhe guximin e një gruaje që nuk njihte frikën.
Ultimatumi që ndali një luftë
Tansu Çiller, e vetëdijshme për historinë e shqiptarëve dhe aleancën e natyrshme mes dy popujve, ndërhyri ashpër. Në një mesazh të prerë ndaj Athinës, i tha presidentit grek me fjalë që sot kanë hyrë në histori:
“Kush prek Shqipërinë… ka prekur edhe Turqinë. Nëse trupat tuaja nuk tërhiqen brenda 24 orëve, ushtria turke do të jetë në territorin tuaj brenda një ore.”
Ky ultimatum ushtarak nuk ishte blof. Marina turke u vu në gatishmëri, avionët luftarakë u ngritën për vëzhgim, dhe trupat pranë kufirit greko-turk u mobilizuan. Greqia u tërhoq me urgjencë. Plani i aneksimit të Jugut të Shqipërisë dështoi në mënyrë spektakolare. Dhe shqiptarët e jugut mund të flenë sot në shtëpitë e tyre, falë një gruaje që nuk e trembi as NATO, as Brukseli, as Athina.
Pse heshtet ky fakt?
Ky akt historik i Tansu Çiller nuk promovohet në mediat shqiptare, nuk përmendet në librat e historisë dhe nuk kujtohet në politikën tonë “progresiste”. Sepse nuk u pëlqen disa qarqeve të huaja që Shqipëria të kujtojë miqtë e vërtetë dhe armiqtë e vërtetë. Sepse një Shqipëri që kujton Çillerin, është një Shqipëri që i njeh interesat e saj kombëtare.
Mirënjohje përjetë
Në këtë kohë ku shpeshherë përkulja zë vendin e dinjitetit, është detyrë morale që brezat e rinj të mësojnë të vërtetën:
Se një grua turke guxoi të kërcënojë një shtet anëtar të BE-së për Shqipërinë.
Se kufijtë tanë nuk i mbrojti as Roma, as Berlini, as Uashingtoni, por Ankaraja e Tansu Çillerit.
Se miqtë nuk maten me fjalë diplomatike, por me vepra konkrete në orët e errëta të një kombi.
🇦🇱 KUSH PREK SHQIPËRINË… KA PREKUR EDHE TURQINË! 🇹🇷
Ky është mesazhi që duhet të mbetet në çdo libër, në çdo mur, në çdo zemër shqiptari!
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.