19 Jun 2025, Thu

VIDEO/ Spanjollët në Protestë: Sanchez, mikut të Ramës i kërkohet dorëheqja për korrupsion!

Nga Redaksia:

Madrid – Dhjetëra mijëra spanjollë kanë zbarkuar në rrugët e Madridit dhe qyteteve të tjera për të kërkuar me forcë dorëheqjen e Kryeministrit socialist Pedro Sánchez, pasi emri i tij dhe i bashkëshortes dolën në qendër të një skandali korrupsioni që po trondit themelet e qeverisë së majtë në Spanjë.

Protesta e së dielës, e thirrur nga Partia Popullore konservatore e opozitës nën sloganin “mafia apo demokraci”, tërhoqi midis 45,000 dhe 50,000 njerëz, sipas delegacionit të qeverisë qendrore në rajon. Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në 100,000, sipas raportimit te mediave spanjolle.

Protestat po marrin përmasa mbarëkombëtare dhe janë shndërruar në një revoltë qytetare kundër arrogancës dhe hajnisë politike, që, sipas shumë analistëve spanjollë, është thelluar ndjeshëm nën qeverisjen socialiste të Sanchez.

Por për shqiptarët, kjo histori është e njohur dhe e neveritshme njëkohësisht. Pedro Sánchez nuk është thjesht një kryeministër i huaj. Ai është miku politik i Edi Ramës, i njëjti model socialist që ka uzurpuar Shqipërinë në këto 11 vite. Dhe siç duket, të gjithë këta socialistë – kudo që ndodhen – ndajnë të njëjtën sëmundje: korrupsionin, kapjen e shtetit dhe shpërdorimin e pushtetit.

Shoqëria e keqe të prish – Rama është infektuar prej kohësh

Nuk është rastësi që Edi Rama është shfaqur shpesh krah Pedro Sánchez-it në samite të BE-së apo në forume të tjera të të majtës ndërkombëtare. Ata ndajnë jo vetëm ideologjinë, por edhe metodat mafioze të sundimit: kontroll total mbi drejtësinë, propagandë 24/7, shtypje të opozitës, pasurim i miqve dhe i rrethit të ngushtë përmes tenderëve dhe koncesioneve.

E njëjta recetë që po çon Spanjën drejt kaosit dhe revoltës, është aplikuar me përpikmëri edhe në Shqipëri – por, fatkeqësisht, pa asnjë protestë serioze nga populli.

Në Spanjë, qytetarët po e çojnë përpara betejën me kurajë. Po kërkojnë llogari. Ndërsa në Shqipëri, krimi është bërë normë, korrupsioni është kthyer në kulturë, dhe populli, i lodhur e i nëpërkëmbur, ka rënë në një gjumë fatal kombëtar.

Socialistët janë sinonim i kalbëzimit politik

Çdo vend që udhëhiqet nga të majtët globalistë është sot një shembull i qartë i shkatërrimit institucional. Shikoni Venezuelën, Argjentinën, Francën, Spanjën, dhe Shqipërinë. Të gjitha kanë të përbashkët: varfëri për popullin, pasuri për kastën politike të majtë.

A është ky rastësi? Apo një sistem që funksionon në mënyrë të qëllimshme për të mbajtur popullin të uritur dhe të varur nga propaganda?

Sanchez po bie. Edi Rama duhet të jetë i radhës.

Por për këtë, duhet që edhe shqiptarët të zgjojnë ndërgjegjen dhe dinjitetin e tyre. Se ndryshe, do të mbetemi një popull që fle – dhe një popull që fle, këta qeveritarë meriton.

Ndiqni videon:

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *