Nga Jonathan Pano:
Në një postim në rrjetet sociale, një ndër politikanët më konservator të opozitës, Jonathan Pano thekson rëndësinë e ruajtjes së vlerave konservatore në një kohë sfidash të mëdha për kombin dhe familjen. Ai ndan përvojat dhe mesazhet e CPAC Hungary 2025, ku zërat më të fortë konservatorë nga Europa dhe bota flasin hapur për mbrojtjen e sovranitetit dhe identitetit kombëtar.
Dhe kjo ndodhi në një kohë kur identiteti kombëtar, familja dhe besimi po përballen me presione të paprecedenta nga ideologji dhe interesa globale që synojnë relativizimin dhe shkatërrimin e tyre, zëri i konservatorizmit bëhet më i domosdoshëm se kurrë më parë. Tubimi i CPAC Hungary 2025 nuk është thjesht një event për Hungarinë, por një pikë kyçe ku diskutohen sfidat që prekin të gjitha kombet konservatore në Europë dhe më gjerë.

Postimi i plotë i Jonathan Pano:
🇭🇺 CPAC Hungary 2025
“Me gjithë angazhimet që kam në Shqipëri – në politikë, në kauza dhe në shërbim – ishte e domosdoshme të jem këtu. Sepse ajo që po diskutohet në CPAC Hungaria nuk është thjesht për Hungarinë, por për të gjithë ne që besojmë në vlerat konservatore: se kombi, familja dhe besimi janë shtylla, jo mbetje të së shkuarës.
Në këtë konferencë po flasin zëra të fortë të konservatorizmit global: Viktor Orbán, Santiago Abascal, Ben Shapiro, Eduard Habsburg, Alina Bricman, Miklós Szánthó e shumë të tjerë – figura që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën në një botë që po relativizon gjithçka.
Në qendër të diskutimeve janë shpopullimi, lufta ndaj ideologjive të imponuara, mbrojtja e kufijve dhe sovranitetit kombëtar, rilindja e burrnisë dhe e rolit të natyrshëm të familjes, dhe mbi të gjitha, një Europë konservatore që nuk i lë rrënjët pas.
Këto janë debatet që duhen sjellë edhe në Shqipëri. Sepse nuk mund të ndryshojmë realitetin, nëse nuk marrim pjesë aty ku po vendosen vijat e frontit.”
© 2025 patriotikmedia.al – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kopjimi, shpërndarja apo riprodhimi i përmbajtjes pa lejen e shprehur me shkrim të portalit patriotikmedia.al është i ndaluar dhe do të ndjekë përgjegjësitë ligjore sipas ligjit në fuqi.